Nouvique Tech Blog

Branding. Si funksionon?!

Branding është një temë për të cilën është folur dhe diskutuar që prej lindjes së marketingut, ne dëgjojmë njerëz që flasin për të në bisedat ditore dhe me të drejtë ju do të mendonit se të gjithë e dinë ekzaktësisht se çfarë është, por ne mendojmë se Branding është një prej koncepteve më të keqkuptuara të marketingut edhe pse shumë njerëz flasin për të, nuk do të thotë se këta të fundit e dinë ekzaktësisht se çfarë është dhe shpesh edhe Agjencitë e Marketing-ut nuk e dinë.

Ajo që ne duam të arrijmë me këtë artikull, është të shpjegojmë kuptimin e Branding dhe si mund të realizohet, le ta quajmë një diskutim hap pas hapi duke dhënë shembuj konkret nga puna jonë në mënyrë që lexuesit të kuptojnë edhe më mirë temën për të cilën ne po flasim

Të flasësh për tema të tilla ka pak vështirësi, pasi ajo që ne përpiqemi të bëjmë edhe pse shum njerëz nuk do t’i jepnin shumë rëndësi është të ndërtojmë një bisede mes nesh dhe audiencës tonë, më tepër sesa të tregojmë një faqe nga libri ynë i punës, ne besojmë se shkrimi i një artikulli nuk supozohet të jetë mbi ato që ne dimë tashmë dhe thjesht t’i ndajmë me ju, ne i përdorim këto artikuj për tu fokusuar në një temë specifike e cila të na ndihmojë të kuptojmë më tepër rreth kësaj teme dhe të kemi mendime të reja rreth saj.

Çfarë është Branding

Për ta vendosur në fjalë të thjeshta, Branding është çdo element që ne shohim dhe mund ta identifikojmë me një Biznes. Ne të gjithë mund të na kujtohet një Logo, apo një Animim apo një simbol i një Biznesi të njohur dhe ne regojmë “Ah po, ky Biznes!” pasi “Ai Biznes” ka bërë një punë të mirë me Brandin pasi e gjithë ideja e Branding është ta bësh sa më të lehtë që syri i konsumatorit të njohi Biznesin në fjalë.

Brandimi është një process i cili merr kohë, merr energji, kërkon kreativitet, aftësi komunikuese të mira, aftësi negociatash të mira, njohuri të mira të marketit dhe mbi të gjitha, Ide të Mira!

Ku duhet të nisni?

Sa herë që jeni duke krijuar një Brand për Biznesin që po punoni gjëja e pare që duhet të bëni është ta njihni atë në detaj dhe personat pas tij. Kur themi të njihni Biznesin nënkuptojmë të dini arsyen përse është krijuar dhe rolin që do të luajë. Çfarë e bëri të krijohej? Cili është Misioni, Vizioni, Vlerat? Pyetje të tilla do tu japin përgjigjet që kërkoni, në këtë mënyrë ju nisni të krijoni një ide rreth Brandimit të Biznesit.

Më lartë përmendëm që duhet të njihni edhe personat pas Biznesit, pse? Pasi aty mund të fshihet një copëz historie e cila, mund t’iu ndihmojë në këtë proces, faktorë që ju mund t’i inkorporoni në procesin e Brandimit, të cilat do të reflektohen edhe në sytë e konsumatorit.

Si të ndërtoni themelet?

Jo çdo process Brandimi është njësoj dhe kjo është pjesa më e bukur e punës, pasi ju gjithnjë do të keni sfida të reja. Ka shumë Biznese të cilat do t’iu kërkojnë të Ri-Brand-ojnë duke ndryshuar komplet ose duke ndryshuar disa elementë specifik, ose do të keni Biznese të sapokrijuar, të cilët do nisin nga 0, duke nisur që prej gjetjes së Emrit, Sloganit, Logos, Website, Prezencën Online, Rrjetet Sociale, Paketimet dhe çdo gjë tjetër lidhur me Biznesin.

Le ti shohim këto skenare individualisht, nisur me Ri-Branding.

Ri-branding

Kur një Biznes troket në derën tuaj dhe ju kërkon të Ri-Brand, hapi i parë që ju ndërmerrni është, të pyesni njerëzit në krye të këtij Biznesi çfarë elementësh duan të ndryshojnë dhe çfarë ata duan të mbajnë prej Biznesit të tyre. Do t’u japim një shembull, Mercedez Benz ka modele të ndryshme të makinave dhe me kalimin e viteve ata ndryshojnë pamjen e tyre dhe të opsioneve që ofrojnë, nëse ju shkoni të vizitoni një prej show room-eve të tyre dhe shikoni një C-class të vitit 2015 dhe një C-class të 2021 ka një diferencë të madhe mes tyre, por jo aq diferencë sa ka një model i vitit 2020 me atë të vitit 2021.  E njëjta ide është edhe me Bizneset të cilat kërkojnë të Ri-Brand, gjithçka varet nga kërkesat e personave në krye të këtij Biznesi, mund të duan të ndryshojnë disa elemente si Logo, Slogan dhe Website i tyre njësoj si klienti ynë në shembullin e ilustruat, Family Dental. Biznese të tjera mund të duan të ndryshojnë më tepër se 50% të Biznesit të tyre.

Brandimi prej 0 dhe Ri-brandimi prej 0

-Emri

Sa herë jeni përpara një sfide si Brandimi prej 0, ajo që ne nisim si fillim është gjetje e emrit të Biznesit (nëse nuk është gjetur nga Biznesi vetë, ose kan nevojë në procesin e mendimit). Kur ne po punonim me Inluminent Foundation, nuk po arrinim të gjenim një emër për të dhe pas orëve të gjata të bisedave me personat përgjegjës, duke njohur më mirë Misionin dhe Objektivat e tyre ne krijuam një ide goxha të mirë të asaj për të cilën ky Fondacion ishte krijuar. Ishte një organizoatë pa profit, qëllimi i të cilës ishte të investonte në njerëz të cilët ofronin idera për Biznes me potencial të lartë për të ndihmuar shumë njerëz të tjerë, të cilët nuk kishin të njëjtat mundësi si të tjerët, mundësi punësimi, mundësi për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të mirë. Ajo që ky fondacion dontë të arrinte ishte të sillte dritë mbi jetë që për një kohë të gjatë kan qenë në “hije”. Në atë moment ne kishim 2 fjalë kyçe në mendje “Sjell” dhe “Dritë”, menduam mbi kombinime të ndryshme mes tyre dhe arritem në konkluzionin se “Sjellim Dritë” ishte fjalia e duhur, e cila tingëllonte dhe më bukur në Latinishten e lashtë dhe fjala “Inluminent” na u paraqit. Është një fjalë e fortë me potencial, e cila të bën të ndihesh në njëfarë mënyre kur e thua me zë të lartë, e plotkuptimtë për atë që ne donim të arrinim

-Slogan

Hapi i rradhës është gjetja e një Slogan-i, i cili shpesh herë përdoret për një kohë të gjatë prej Bizneseve dhe ndonjëhere edhe kompani të mëdha e përdorin përgjatë gjithë ciklit të Biznesit, si LG “Life’s Good”.

Për klientin tonë, Dada ne morëm në konsideratë elementin e Biznesit për të cilin ata krenoheshin më tepër, ushqimin dhe ne menduam që Slogan të ishte diçka që lidhej në mënyrë direkte me atë që është përpara jush kur ju vizitoni Dadën dhe ajo që ne arritëm të gjenim të përshtatshmë ishte “Sekreti është në pjatë!” për Inluminent ne bëm të njëjtën gjë, “Ndryshimi që na nevojitet”, për Family Dental gjithashtu “Ku buzëqeshjet vijnë në jetë”, gjithashtu edhe për Tirana Health Clinic “ Gjithçka rreth Shëndetit”.

-Logo

Në të njëjtën kohë që proceset e mësipërme jan duke u kryer, ne hedhim idera dhe mendime në letër për krijimin e Logos dhe një Logo e dizenjuar mirë duhet të tregojë një histori, është një prezantim virtual i Biznesit dhe ndërtohet hap pas hapi.

Për Dadën ne u fokusuam tek shërbimet që ofronte dhe menduam të nisim pjesën e jashtme me një rreth i cili do të simbolizonte pjatën dhe më pas menduam të vendosnim elemente si Piruni por edhe Gota e verës pasi është një prej specialiteteve të tyre, kështu bëm një miksim midis të dyjave, gjithashtu donin të tregonim që restoranti ishte një restorant luksoz ndaj inkorporuam dhe pjesën e kurorës në të dhe versioni përfundimtar doli i tillë.

Për pjesën e koloreve menduam të inkorporonim ngjyrën Gold, ngjyrën e Arit duke qenë se Ari është një metal i cili nuk miksohet me metalet e tjera dhe simbolizon Uniken që Dada ofron, Gold është edhe kolori i Diellit që simbolizon Dritën.

Për Inluminent ne u fokusuam tek emri dhe tek sjellja e dritës dhe si përfundim vendosëm që Logo e përshtatshme për të do të ishte Dielli në dy duar ndihmuese që sillte dritë.

Gjatë këtyre proceseve ne përdorëm fonte shkrimi specifike për të dy këto Biznese, shumë njerëz nuk mendojnë se ato kan shumë rëndësi por ideja e Brandimit është gjetja e Ritmit dhe përdorimi i tij në çdo punim lidhur me këtë Biznes, në Website, në Logo, në Rrjete Sociale, Banera, Kartvizita, Prinitme Dixhitale etj.

-Website

Website-t janë një prej hapave më të rëndësishëm për Bizneset, çdo Biznes duhet të ketë një pasi është prezantimi më i mirë i Biznesit tuaj online. Llojet e Website-ve janë të ndryshëm varet nga lloji i Biznesit që ju jeni duke punuar.

 

 

Kemi folur për llojet e tyre dhe rëndësinë në një artikull të mëparshëm e gjeni këtu!

-Social Media

Ne kemi folur për rëndësinë e Rrjeteve Sociale më parë dhe benefitet që këto të fundit sjellin për Biznesin tuaj, ju japin një mundësi të lidheni në një nivel më personal me audiencën tuaj. Ajo që ne sygjerojmë që Bizneset të provojnë nën asistencën tonë, është të krijojnë një personalitet që ta përdorin në postimet e tyre, mënyrën sesi ata komunikojnë me klientët diçka që ata i karakterizon. Përdorimi i një linjë koloresh, fontesh sloganesh që jan menduar në momentin e krijimit të tyre është goxha i rëndësishëm pasi ai do të jetë identiteti i Biznesit. Inkorporimi i vazhdueshëm i këtyre elementeve e bën më të lehtë për audiencën tuaj të dallojë Brandin.

Për ta përmbledhur

Pasi ju keni arritur të gjeni këto elemente për Biznesin me të cilin po punoni, ajo që duhet të bëni është të ruani ritmin dhe të inkorporoni ide të reja premtuese për të mbajtur audiencën me kontent, të gjeneroni klientë të rinj potencial dhe të arrini objektivat që ju dhe Biznesi me të cilin punoni kërkon të arrijë.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts