Nouvique Tech Blog

Si të krijoni një Strategji Marketingu multi-kanal për vitin 2021

Viti 2021 mbërriti dhe secili prej nesh kërkon që të jetë sa më produktiv, duke konsideruar vitin e vështirë që ne lam pas, i cili patjetër që na mësoi leksionet e tij për jetën por edhe për marketingun. Çdo Biznes kërkon që të jetë i pajisur me një strategji fitoreje në vitin 2021, por si mund të krijoni një të tillë? Cila është strategjia më e mirë e Marketingut për vitin 2021?

Krijimi i një Strategjie Marketingu Multi-Kanal e vendos Biznesin tuaj në një pozicion, ku ky i fundit ekspozohet tek shumë njerëz, në perioda të ndryshme kohe, të qenurit prezent në shumë kanale marketingu rrit mundësitë që Biznesi juaj të reklamohet kundrejt një numri më të madh njerëzish, mund të jenë Rrjetet Sociale, Website, Bloget, Youtube, Email-et, Reklamat e sponsorizuara, ajo që është e rëndësishme është që Biznesi juaj të jetë prezent atje ku shumë njërëz janë aktiv dhe kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre.

Eksperienca e klientit kur ky i fundit interaksionon me Brand-in tuaj duhet të jetë speciale dhe duhet të jetë e njëjta ndjesi që ai përjeton si në Rrjete Sociale, Website, duke lexuar Email-et tuaja apo edhe kur ata janë prezent fizikisht në ambientet e Biznesit tuaj, në këtë mënyrë eksperienca e tyre është po e njëjta dhe do t’iu ndihmojë të vendosni më lehtë Reputacionin e Biznesit tuaj.

Të gjithë duam një formulë fituese, por si mund ta realizojmë? Çfarë na nevojitet për të? Është e vërtetë se kjo kërkon kohë dhe energji të investuara në të, gjithashtu edhe resurse të tjera, por në fund ia vlen.

Ne do tu japim disa këshilla të cilat mendojmë se do t’iu ndihmojnë të zhvilloni Strategjinë e duhur për Biznesin tuaj.

Dalloni nga turma

Ne nuk duam tju japim një tjetër shprehje cliché duke ju thënë të ndryshoni nga kompeticioni, Bizneset ditët e sotme komunikojnë me Klientët e tyre nëpërmjet Brand-it, ajo logo e mirë-dizenjuar që ata e dallojnë lehtë, paketimi juaj, koloret, fontet e shkrimit, animacioni që e keni përdorur për t’iu simbolizuar, diçka që ju mundeni menjëherë të tregoni se i përket një Biznesi të caktuar dhe Klineti në mendjne tij ka një pozicion të okupuar për të dhe patjetër një opinion.

Asnjë prej nesh nuk do të punojë me “thjesht një Biznes tjetër” i cili ofron të njëjtat gjëra si Bizneset e tjera, Klienti do që opinioni i tij të dëgjohet, duan të ndihen special, duan që produktet që ata blenë të jenë të veçanta dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të paguajnë për të, pasi edhe ata si Bizneset duan të dallojnë nga Turma.

Kjo është arsyeja pse Prezenca Online e Biznesit tuaj, duhet të jetë tërhëse për klinetët tuaj, dinamike dhe mbi të gjitha kreative.

Disa prej jush mund të pyesin, por si mund të realizohet kjo?

Si fillim ju duhet të siguroheni se keni një koncept të mirë-dizenjuar të Biznesit tuaj, ju do të krijoni dhe shpërndani kontent përqark disa platformave që të shpërndani mesazhin tuaj. (Kanale të ndryshme marketingut)

Nëse ju jeni duke kërkuar të shisni, reklamoni, informoni, ndani dije apo eksperienca, për sa kohë që ju të jeni origjinal dhe kreativ, njerëzit do ta dëgjojnë historinë që ju po përpiqeni ti tregoni.

Bëheni Klientit tuaj prioritetin numër një

Ka patur disa diskutime ndër vite rreth asaj që i diferencon Bizneset nga njëri tjetri dhe patjetër nëse do ta diskutosh, ky i fundit mund të zgjasi me ditë të tëra dhe secili nga individët pjesëmarrës në diskutim do të ketë opinionin e vetë.

Por, është një faktor që mendoj se të gjithë ne mund të biem dakord, Klienti. Ajo që bën diferencën më të madhe midis një Biznesi dhe një tjetri që operon në të njejtën fushë është Klienti.

Kjo është arsyeja pse ne i inkurajojmë Klientët tanë që të fokusohen tek Klienti. Shumë Biznese harxhojnë shumë kohë, para dhe resurse të tjera duke u përpjekur të diferencojnë produktin e tyre nga kompeticioni dhe po, patjetër që kjo ka benefitet e veta, por diferencimi i klientelës është ajo që do të sjellë më tepër benefite për Biznesin tuaj.

Le të sjellim një shembull konkret, ne të gjithe e njohim firmën Lamborghini, një firmë e cila krijon makina luksoze, reputacion solid dhe marketing goxha i mirë ndër vite. Lamborghini nuk bën reklama në televizor dhe kur ata u pyetën përse, përgjigjia që ata dhanë ishte: “Pasi klientë tanë nuk qëndrojnë përpara televizorit!”, dhe nëse do të kërkonit opinionin tonë, do të thoshin se kanë të drejtë, në mënyrë që të blesh një Lamborghini, nuk mendoj se të ngel shumë kohë të shohësh televizor, por ajo që po përpiqemi të themi është se Lamborghini e njeh produktin e tyre, e dinë se është i shtrenjtë për shumicën e njerëzve, por ata nuk dalin nga mënyrat e tyre duke prodhur makina që kushtojnë më pak, ata thjesht zgjedhin të shesin tek njerëzit e duhur për ta në mënyrat e duhura. Ata diferencohen nga Bizneset e tjera, duke investuar tek njerëzit.

Automatizoni Marketingun tuaj

Gjatë viteve ne kemi bërë biseda me shumë klientë dhe klientë potencialë në momentin që ne kemi ideuar strategjitë e marketingut, të gjithë ata kishin të njëjtin shqetësim, koha. Në mënyrë që Biznesi juaj të ketë kontent ditor, të postuar, të menaxhuar, fushata marketingu email-esh, postime në Blog, azhornim të Website-it nuk është e lehtë për shumë njerëz, këtu përgjigjen e sjell Automatizimi i Marketingut, nëse ju nuk jeni duke e përdorur, jeni duke humbur shumë mundësi!

Koha është një faktor shumë esencial për këdo nga ne dhe ndonjëherë as 10-11 orë punë nuk janë mjaftushëm për të plotësuar çdo pikë të planit të strategjisë së Marketingut, këtu Automatizimi i Marketingut ju ndihmon. Klientët tuaj do të marrin një eksperiencë të personalizuar nga fillimi deri në fund, ju do të keni më tepër kohë në duar dhe mbi të gjitha ju do të jeni më eficient, të keni një impakt më të madh mbi audiencën tuaj dhe të kryeni më tepër punë, në më pak kohë.

Përdorni të dhënat e mbledhura në avantazhin tuaj

Të gjithë e dimë se duke patur sponsorizime, fushata email-esh, rrjetet sociale, faqet e webit të gjitha kan diçka të përbashkët, na japin të dhëna. Ato na ofrojnë goxha informacion për vizitorët, secila në mënyrën e vet patjetër, ajo që ju duhet të bëni është ti përdorni këto informacione në avantazhin tuaj për të rritur rezultatet e Marketingut tuaj.

Përdorimi i të dhënave për të përmirësuar Marketingun është një mënyrë tepër eficiente për të bërë ndryshimet e duhura në Prezencën e Biznesit tuaj online. “Numrat nuk genjejnë”, është një shprehje tepër e vertëtë, numrat na japin një ide nëse një fushatë që ju jeni duke kryer po shkon në drejtimin e duhur apo jo, nëse email-i që ju po dërgoni tek klientët tuaj potencialë është i hartuar mirë apo jo, nëse reklama që ju keni kryer është duke e përcjellë mesazhin që ju doni në mënyrë e duhur apo jo?

Por si mundemi të kuptojmë nëse të dhënat po i japin Klientëve tanë një eksperiencë të personalizuar?

Marrim një shembull konkret për të kuptuar sesi kjo funksionon,

Le të themi se ju shisni produkte për Fitness dhe ju keni një faqe webi që bëni shitje online dhe ajo që ju kërkoni është të rrisni shitjet. Ajo që ju bëni për ti inkurajuar vizitorët tuaj të blenë është, ju i shfaqni automatikisht një dritare e cila titullohet “Çfarë ushtrimesh janë më efektive për trupin tim” dhe ju i jepni atyre një mundësi që të shkarkojnë një material i cili është pa pagesë por që ata ta shkarkojnë duhet të vendosin email-in e tyre. Që në këtë moment ju sapo keni gjeneruar disa kontakte për klientë potencialë që duan të humbin peshë dhe keni disa mundësi në duar.

Tani ju keni një grup njerëzish që kan treguar interes mbi atë që ju ofroni dhe mund të bëhen klientët tuaj. Mbi të gjitha secili prej tyre do të ketë një eksperiencë të personalizuar të bazuar mbi veprimin që ata sapo bën, i cili bazuar në të dhënat që ne kemi hasur ndër vite, është tepër efektiv për Bizneset.

Lidhjet humane

Me të gjithë idenë e “Distancimit Social” punës nga shtëpia, asnjë prej nesh nuk kan patur shumë mundësësi që të ketë shumë interaksion social dhe të krijojë njohje siç ishte përpara Covid-19 dhe kjo ka sjellë një impakt goxha të madh mbi lidhjet humane që ne kemi.

Ne nuk besojmë se duhet të flasim mbi rëndësinë që lidhjet humane kanë, prej vitesh rëndësia e kësaj të fundit është vertetuar edhe pse ne e dimë se bota dixhitale ka shumë benefite, nuk mund të krahasohen me ndjesinë fizike të gjërave.

Në fushatat tona të Marketingut në Rrejtet Sociale, ne gjithnjë i inkurajojmë Bizneset që të bëhen më personal, ti japin jetë Prezecës së Biznesit të tyre Online, të lidhen në një nivel më personal me audiencën e tyre dhe të tregojnë anën humane të Biznesit të tyre, për vitin 2021 pas një viti goxha të gjatë që lam pas ne ju këshillojmë që të krijoni sa më tepër lidhje humane.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts