Nouvique Tech Blog

Si duhet të Marketojmë gjatë muajit Dhjetor?

Dhjetori është muaj festiv, të gjithë po përgatitemi për Krishtlindjet dhe Viti i ri është shumë pranë dhe gjithnjë është një sfidë për pronarët e Bizneseve. Ne jemi duke lënë pas një vit shumë të çuditshëm, i cili dukej sikur kishte shumë më tepër se 12 muajt e zakonshëm, jan dukur si 64. Të gjithë po përgatitemi për të kaluar një kohë të mirë, me familjen dhe ushqim fantastik, por në të njëjtën kohë ne ndjejmë presion, pasi nuk kemi shumë kohë dhe shumë gjëra për të bërë. Në këtë artikull ne duam të flasim për fushatat dhe strategjitë e Marketingut, që Bizneset duhet të ndjekin gjatë muajit Dhjetor, të cilat do t’iu kursejnë kohë të cilën mund ta shfrytëzoni për të kryer detyra të tjera, të gjithëve na duhet!

Organizoni një Giveaway

Dhjetori është një muaj gjatë së cilit ne gjithnjë shkëmbejmë dhurata dhe çfarë mund të jetë më mirë për klinetët tuaj, sesa një dhuratë nga ju? Një Giveaway festiv, do të gjeneronte shumë interes prej ndjekësve tuaj aktual, por mbi të gjitha do ta bënte audiencën tuaj më të lumtur dhe do të tregonte se ju e keni shpirtin e festave.

Meqë Dhjetori është muaji ku të gjithë kalojmë kohë me familjen, ndoshta një Giveaway i një pakete shërbimesh apo produktesh për një familje, nuk do të ishte ide e keqe.

Kupona

Të gjithëve na pëlqejnë uljet dhe kuponat, ata kanë qenë mes nesh prej vitesh dhe fakti qëndron se ne shpenzojmë shumë kohë dhe para për dhuratat për familjen dhe shoqërinë, po sikur Biznesi juaj të ofrojë dhuratën e duhur për ta? Tu japësh njerëzve një shkas, një iniciativë për të zgjedhur Biznesin tuaj do të benefitojë shitjet tuaja.

Ju e dini për çfarë po flas, strategjitë si, “Bli një merr një tjetër falas”, apo ulje tek produktet që do të blesh, janë strategji të cilat ndihmojnë rritjen e shitjeve.

Tregoni se sa i vlerësoni klientët tuaj dhe udhëtimin e tyre me ju

Në fund të çdo viti, sidomos një viti të gjatë si 2020, zakonisht stafi i punës mblidhet për të festuar me një dreke apo darkë, me një udhëtim të organizuar, një mbledhje e grupit të punës, çfarëdo ata zgjedhin, për të përgëzuar njëri tjetrin për një punë të mirë gjatë atij viti. Duke ndarë pjesë të këtij eventi me audiencën tuaj dhe duke i falenderuar ata me një postim apo përshkrim, do ti bëj ata të ndihen të vlerësuar, do ti bëj të ndihen pjesë e udhëtimit tuaj.

Ju mund të bëheni edhe më tepër kreativ nëse doni dhe të krijoni një video e cila tregon të gjithë udhëtimin që Biznesi juaj ka kaluar gjatë këtij viti, për ta kuptuar më mirë, le të supozojmë se ju keni një klinikë dentare e cila ka trajtuar pacientë gjatë gjithë vitit, ju formoni një “Galeri buzëqeshjesh” të titulluar “Buzëqeshjet e 2020”, ku ju tregoni punën që ju keni kryer. Ose ndoshta ju jeni në Biznesin e Real Estate, ju formoni një video me të gjitha pronat e shiturat apo të dhëna me qera gjatë vitit 2020. Varet nga Biznesi, por krijimi i një videoje me një mesazh brenda është gjithnjë ide e mirë.

Giftcard-et

Të gjithëve na pëlqejnë dhuratat në sezonin e festave, ju mund të kirjoni karta dhuratë duke i ofruar mundësinë klientëve tuaj të kenë buxhet për të shpenzuar në Biznesin tuaj, kjo do të sjelli vizita në Biznesin tuaj, rritje e shitjeve të produkteve apo shërbimeve tuaja dhe mbi të gjitha ju do të bënit klientët tuaj më të lumtur.

Kartolinat nëpërmjet Email-eve

Të krijosh një fushatë marketingu ku kontaktoni klinetët tuaj, duke i uruar ata gëzuar festat, do t’iu ndihmojë goxha me ndërtimin e një mardhënieje më personale me ta, brenda kësaj “kartoline” ju ofroni edhe ulje e të themi 20% në formë falenderimi për ta, e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitjet tuaja.

Tregoni Dekorimet e Biznesit tuaj

Tregoni koloret e verteta të ambientit të punës tuaj, tregojini audiencës tuaj atë që ndodh në prapa skenë, si ambienti i punës tuaj është dekoruar, sesi punëtorët tuaj ndihen gjatë sezonit të festave.

Bëhuni më tepër personal

Rrjetet Sociale janë aseti i cili e bën Biznesin më human, ti jepni një zë dhe të lidheni me ta në një nivel më personal, ti tregoni eksperiencën tuaj të festave. Planet e tua të udhëtimit, pushimet, familjen tuaj, darkat e vitit të ri, ndoshta ti tregoni atyre dekorimet e shtëpisë tuaj, apo pjatën tuaj të preferuar, thjesht duke i urar gëzuar festat e fundvitit, do të ndihmote shumë në përmirësimin e mardhënies me audiencën tuaj.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts