Nouvique Tech Blog

Çfarë është Marketingu i Automatizuar? Pse duhet të përdoret nga çdo Biznes?

Klienti më i vështirë për tu konvertuar është klienti i parë, i dyti më i vështirë është i dyti në rradhë.

Çdo Biznes e di se përpara se ata të shesin Produktet apo Shërbimet e tyre, disa procese duhet të kryhen, zakonisht Klienti do të informohet mbi egzistencën e Biznesit tuaj, ata do të evidentojnë nevojën që ata kan mbi një produkt apo shërbim specifik, do të duhet të binden se ju jeni Biznesi më i mirë që e ofroni këtë dhe si përfundim, ta blenë produktin. Në mënyrë që këto procese të kryhen duhet të plotësohen disa etapa të Marketingut të Biznesit.

Përdorimi i software-ve për të automatizuar proceset e Marketingut quhet “Marketing i automatizuar”. Etapa si marketingu i email, postimet e rrjeteve sociale, fushatat e marketingut, ju nuk do të keni përse të shtypni një buton “DËRGO”, apo të nisni emaile individuale, apo të prisni momentin e duhur për të kontaktuar klientët tuaj, të gjitha këto procese kryhen nga Marketingu i Automatizuar më shpejtë dhe mbi të gjitha u jep mundësinë klientëve tuaj për të patur një eksperiencë të personalizuar.

Si funksionon?

Automatizimi i Marketingut, nëse kryhet sid uhet, do të japi një analizë më të detajuar mbi çdo klient, çfarë atyre u pëlqen, çfarë jo, duke i dhënë Bizneseve një mundësi të njohin klientët e tyre potencialë dhe çdo kontakt që do të kryhet mes tyre, të jetë i detajuar sipas dëshirave dhe zgjedhjeve që klienti bën. Të gjenerosh klientë potencialë dhe të kursesh kohë të cilën ju mund ta përdorni për tu fokusar në fusha të tjera për të rritur dhe zhvilluar Biznesin tuaj në mënyra të tjera.

Çdo klient potencial që viziton Website-in, Rrjetet Sociale, klikimet në Fushatat e Marketingut, apo çdo kanal tjetër ku Biznesi juaj është prezent, ky sofware koleksionon data dhe ju jep çdo informacion të mundshëm mbi klientin. Përdorja e këtij informacioni të cilin Marketingu i Automatizuar ju ofron, ju jep mundësinë të krijoni kontent dhe fushata marketingu të cilat do të kenë më tepër impakt mbi klientët potencialë.

Kush janë disa nga benefitet që Marketingu i Automatizuar ofron?

Menaxhimi i kohës – Të kesh një software i cili do të Automatizojë shumë procese Marketingu, që do të thotë se ju nuk duhet të nisni çdo email, apo njoftim manualisht në çdo klient, apo të ndiqni çdo levizje që ai kryhen kur interaksionin me Biznesin tuaj online, të dërgoni sms individuale, do t’iu lirojë një kohë tepër të madhe të cilën ju mund ta shfrytëzoni për të plotësuar kërkesat e tjera komplekse të Biznesit tuaj.

 

Ndjekja e interaksionit të Klientëve me Biznesin tuaj – Ju nuk mund të bëni një postim, apo të nisni një fushatë marketingut dhe të uroni që më e mira të ndodhë, ju duhet të fokusoheni tek të dhënat, të cilat do t’iu ndihmojnë duke ju treguar sesi vizitorët, apo klientët potencialë reagojnë ndaj tyre. Në këtë mënyrë ju mund të përmirësoni kontentin tuaj që ju publikoni dhe të tërhiqni më tepër vëmendje dhe të merrni më tepër interaksioni duke hecur përpara.

 

Konvertimi i Klientëve Potencialë – Ajo që Marketingu i Automatizuar do t’iu japë janë klientë potencialë të cilët janë gati të konvertohen në klientët tuaj, për ata që nuk e dinë konceptin e një klienti potencial, ky i fundit është një individ i cili në një mënyrë apo në tjetrën ka treguar interes mbi Produktet apo Shërbimet tuaja.

Pse duhet ta përdorin Bizneset?

Ajo që çdo Biznes është duke kërkuar, është gjenerimi i klientëve, të rrisë shitjet në mënyrë organike, duke minimizuar kostot. Ka shumë Biznese të cilat mendojnë se blerja e një liste me email është mënyra e duhur për të zgjidhur problemin dhe ndonjëherë rezulton efektive në një kohë të shkurtër një mujore apo dy, por nuk funksionon në afat-gjatë. Ajo që Marketingu i Automatizuar sjell për Biznesin tuaj është një munëdesi për të vendosur një sustem i cili do të definojë Marketingun e Biznesit tuaj për një kohë të gjatë dhe do t’iu sjellë rezultate. Dhënie e një eksperience të personalizuar të gjithë Klientëve dhe Klientëve Potencialë është ajo që ju duhet të kërkoni nga Biznesi juaj.

Shembull konkret

Në mënyrë që të kuptoni sesi Marketingu i Automatizuar funksionon, do t’iu japim një shembull konkret.

Le të supozojmë se ju jeni duke shitur Produkte Kozmetike të cilat kujdesen për lëkurën tuaj, ju e keni një faqe Webi të dizenjuar dhe gjithashtu keni produktet tuaja në Rrjete Sociale ku njerëzit mund ti shohin dhe të njihen me produktet, por fatkeqësisht më tepër se 98% e vizitorëve nuk janë ende gati të blene prej jush direkt.

Pra, tani ju duhet të gjeneroni Klientë Potencialë në mënyrë që të dini se cilët jan të interesuar në produktet tuaj dhe të përpiqeni t’i shisni atyre, si do ta bëni këtë?

Gjenerimi i Klientëve Potencialë, mund të arrihet duke bërë diçka të tillë – I jepni vizitorëve tuaj mundësinë për të lexuar një artikull të shkruar nga ju i cili titullohet “Llojet e ushqimit të cilat na përmirësojnë lëkurën”, materialin e bëni të aksesueshëm për ta, në momentin që ata vendosin email-in e tyre në formen e kontaktit të paraqitur nga ju. Kështu ju akumuloni adresat e email-it të disa invididëve të cilët kan treguar interes mbi shëndetin e lëkurës së tyre, ky është një fillim goxha i mirë.

Një ditë më vonë software i Marketingut të Automatizuar, i dërgon një email këtyre individëve me një test i cili titullohet “Doni të mësoni sa sensitive është lëkura juaj?”, në të cilin mund të marrin pjesë disa persona, të cilat do të dokumentohen dhe ndiqen nga ju.

Dy apo tre ditë më vonë ju mund t’i dërgoni këtyre invidëve një ftesë për ti ftuar në Webinarin tuaj apo për të bërë një bashkëbisedim në grup i cili do të informojë ata mbi produktet tuaja apo edhe këshilla për lëkurën, kështu ata janë gati të kthehen në klientët tuaj.

Patjetër që numri i njerëzve të interesuar me numrin e njerëzve të cilët do të jenë klientët tuaj do të ngushtohet, por të shesësh produktin tuaj është ajo që ka rendësi!

 

Kjo është e gjihta? Epo jo, me Marketingu e Automatizuar ju mund të bëni goxha më tepër sesa thjesht të shisni produktin tuaj, ju mund të shisni dhe produkte komplimentare dhe produkte të tjera shtesë të ngjashme me produktin incial tuajin, duke e kthyer kështu një klient potencial në një klient të përjetshëm për Biznesin tuaj.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts