Nouvique Tech Blog

Gjenerimi i Klientëve potencialë: Çfarë është? Si mund ta bëni

A ju ka ndodhur ndonjëherë të merrni një telefonatë gjatë një momentin të papërshatshëm nga një person që nuk e njihni i cili po përpiqet t’iu shesi një frigorifer apo dyshek? Ky është një shembull sesi dikush përpiqet të rekrutojë klientë në mënyrë jo eficiente pasi personi i cili merr telefonatët shqetësohet edhe nëse ky i fundit do të kishte interes të blinte produktin tuaj, por thjesht momenti nuk është i duhuri dhe kjo rezulton që personi të mos jetë aq bashkëpunues në bisedë edhe ndoshta të ndalojë bisedën.

Si mund ta bëni të funksionojë? Epo, në mënyrë që të përgjigjesh kësaj pyetje, ju duhet të kuptoni çfarë përmban procesi i gjenerimit të Klientëve Potencialë.

Çfarë është gjenerimi i Klientëve Potencialë?

Procesi i gjetjes së personave të cilët mund të jenë të interesuar në produktet apo shërbimet tuaja për t’i kthyer më pas në klientë është Gjenerimi i Klientëve Potencialë.  

Ju duhet të kontaktoni njerëz që tregojnë interes në produktet dhe shërbimet që ju ofroni, pasi ata komunikojnë me Biznesin tuaj në një farë mënyre, duke plotësuar një quiz, duke u abonuar, apo duke lënë informacion personal mbi një ofertë që ju keni publikuar. Kjo funksionon më mirë se një telefonate e papritur drejt një personi që ndoshta nuk është i interesuar aspak mbi produktet tuaja dhe atë që ju ofroni.

Për shembull le të themi se ju keni një Biznes i cili ofron Produkte Fitnessi dhe ju bëni një postim me një temë “Si të mbajmë trupin në formë duke bërë stërvitje në shtëpi” dhe duke lexuar postimin, një dritare hapet dhe i kërkon lexuesit të vendosi email-in e tyre nëse duan të vazhdojnë ta lexojnë këtë postim, ose mund të dali një quiz ku vizitorit i bëhen disa pyetje rreth eksperiencës së tyre me fitnessin dhe një ditë më vonë ata marrin një email nga Biznesi juaj i cili ofron produktet tuaja drejt tyre. Kjo do të jetë më eficiente sesa ti nisni një email apo ti telefononi ata krejt pa pritur. Gjithashtu, është më mirë për ju që të keni më tepër informacion mbi vizitorët dhe ti njihni ata më mirë, në këtë mënyrë komunikimi juaj është më i afërt dhe keni më tepër mundësi që biseda të rezultojë në konvertimin e tyre në klientë.

Gjenerimi i Klientëve Potencialë ju ndihmon që tranzicionin nga klient potencial në klient të jetë më i thjeshtë. Këto gjenerime mund të vijnë nga email-et, postimet e Blogut, postimet në Social Media, kontenti në Website, ajo që është shumë e rëndësishme është një faqe ku vizitorët do të shkojnë pasi ju tërhiqet vemendje nga ju, aty ata do të kenë mundësi të njihen me atë që ju ofroni, të shohin çfarë përfaqësoni ju, ta vlerësojnë dhe më pas të kompletojnë blerjen nëse janë të bindur.

Pse është Gjenerimi i Klientëve Potencial i rëndësishëm për Biznesin tuaj?

Kjo metodë është e rëndësishme për të bërë kalimin nga një Vizitor në Klient shumë herë më të thjeshtë, procesi nis me tentativën tuaj të Marketingut në një prej kanaleve të Marketingut që ju keni zgjedhur të postoni për të marrë vemendjen e tyre, tek procesi kur ata klikojnë mbi butonin i cili do ti ridirektojë në “faqen pritëse” siç e quajtëm më lartë, aty vizitori njihet me ofertën tuaj e cila mund të jetë bashkë me një promcion i cili thotë se nëse blerja bëhet nga Webi marrin 10% ulje.

Ka shumë strategji sesi ju mund të gjeneroni klientë potencialë, por ajo që është më e rëndësishme është që ju ti jepni Vizitorëve diçka që për ta ka vlerë, ndoshta informacion falas i cili do të tërheqi vemendjen e tyre do t’i bëj ata kurioz që të duan të dinë më tepër, të shkelin butonin “Shiko më tepër” dhe të ndajnë informacionin e tyre me ju.

Mënyra për të gjeneruar Klientë Potencial

Email-et – Email-et kanë shumë kohë që janë një nga metodat më efektive të marketingut, ato funksionojnë më mirë, nëse njerëzit të cilët kontaktohen janë në dijeni të egzistencës së Biznesit tuaj. Një email i cili është dizenjuar saktë, duke ardhur nga një burim i cili është i besueshëm në sytë e marrësit me një dokument të bashkangjitur i cili mund të përmbajë ofertën ose një prezantim të kompanisë do të funksionojë më së miri për ju. Nese jeni duke kërkuar të reklamoni Biznesin tuaj por edhe duke u perpjekur të shisni një produkt apo shërbim, një email i formuar saktë dhe me një buton “Shiko më tepër” në fund, do të funksionojë për ju.

 

Blog – Ajo që e bën një positm Blogu shumë të veçantë, është fakti që ju mund ta përdorni të gjithë positmin për qëllim promovim produkti apo shërbimi që Biznesi juaj ofron. Ju krijoni një postim Blogu i cili është ndërtuar në një mënyrë që të tërheqë vemendjen e njerëzve dhe të ndërveprojnë më të për të kërkuar më tepër informacion rreth temës që ju keni mbuluar, në këtë mënyrë personat që jan duke lexuar postimin tuaj, direktohen në Website-in tuaj apo diku tjetër që ju dëshironi që ata të shkojnë për të Gjeneruar Klientë Potenialë.

 

Promocionet e Paguara dhe Reklamimet – Promocinet janë një nga metodat më efektive për të gjeneruar trafik dhe për të rritur numrin e shitjeve. Ajo që një promocion i ndërtuar mirë duhet të përmbajë është një tematikë e mirë dhe të ofrojë atë që premton, për shembull një poster i dizenjuar mirë i cili promovon një produkt duhet të përmbajë një buton i cili na ri-direkton në faqen e blerjes së produktit. Njerëzit i njohin promocionet, nuk duan të humbin kohë, duan të shkojnë drejt e tek ajo që i ka bërë të interesuar në fillim, jepi njerëzve atë që shohin në reklamë.

 

Rrjete Sociale – Rrjetet Sociale janë shumë të rëndësishëm për sa i përket njohjes dhe promovimit të Biznesit tuaj dhe ndarjes së mesazhit, duke marrë në konsideratë faktin që klientët potencial kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre aty. Kontenti që ju postoni në Rrjetet Sociale është ajo që i bën njerëzit të interesuar në Biznesin tuaj dhe teknikisht ajo që ju postoni është ajo që ju ofroni. Nëse ka shumë njerëz që ju ndjekin kjo do të thotë se ju jnei duke bërë një punë të mirë me postimet tuaja dhe nëse ata ndërveprojnë me postimet tuaja do të thotë se kontenti që ju keni zgjedhur është kualitativ dhe nëse ndjekësit tuaj janë aktiv mund ta përdorni si kanal ku mund të hidhni promocionet dhe ofertat e Biznesit tuaj, dhe nëse ata tregojnë interes duke ju kontaktuar në një formë apo tjetrën, ju sapo keni gjeneruar Klientë Potencialë.

 

Giveaways – Giveaways së fundmi jan kthyer në një metodë marketingu që të gjithëve ju pëlqen dhe pse jo, kujt nuk i pëlqen të marri pjesë në një kontest i cili ka rregulla shumë të thjeshta dhe jep dhurata në fund apo jo? Mënyra sesi kjo funksionon është e tillë, Biznesi ofron një produkt apo disa produkte falas në këmbim të rritjes së audiencës së tij pasi ai kërkon që pjesëmarrësit të ndjekin faqen, ta shpërndajne dhe të ftojnë miqtë e tyre që t’i bëjnë follow Biznesit. Ky proces sjell një rritje të aktivitetit në faqe, por mbi të gjitha tregon se sa njerëz janë të interesuar mbi shërbimin apo produktin që ju po ofroni dhe kjo mund të sjellë gjenerimin e klientëve potencialë, pasi edhe pjesëmarrësit që nuk arritën të fitonin mund të jenë të interesuar të punojnë me ju.

 

Marketingu referencial – Kjo metodë është aq e vjetër sa koha vetë, nëse ju jeni duke shitur një produkt të mirë që dikush e pëlqen, ai person do ta përhapi këtë lajm tek njerëzit pranë tij, familja, miqtë të cilët mund të bëhen kurioz dhe të blenë produktet tuaja. Të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë një shprehje si “Erdha këtu pasi më sygjeroi miku/mikesha ime”.

Nëse ju jeni duke ofruar një shërbim i cili mund të jetë shumë efektiv për disa njerëz, ata mund edhe t’iu falenderojnë në rrjete sociale duke sjellë kështu një impakt më të madh mbi shikueshmërinë e Biznesit tuaj. Sa më tepër ju punoni më tëpër interes do të gjeneroni.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts