Nouvique Tech Blog

Tunelet e Marketingut, çfarë janë? Pse janë të rëndësishëm?

Përpara se një klient të kryej një blerje, kalohen disa procese, këto procese quhen Tuneli i Marketingut. Për ta kuptuar më mirë Tuneli i Marketingut është udhëtimi që blerësi kryen nga momenti që ai njihet me Biznesin tuaj dhe me atë që ju ofroni, njihet me nevojën që ai ka drejt konsumit të shërbimit apo produktit, krijon interes për produktin dhe shërbimin tuaj dhe së fundmi kryen blerjen.

Tunelet e Marketingut janë midis nesh dhe kan qenë prej vitesh, ju jeni duke i përdorur ato momentalisht në Biznesin tuaj, ju jeni duke blerë nëpërmjet tyre edhe nëse nuk e dini specifikisht se çfarë ato janë, për ta bërë këtë sa më të thjeshtë marrim një shembull nga jeta e përditshme: Ju hyni në një dyqan i cili shet rroba dhe dikush që punon atje ju tregon se nëse ju hapni një llogari me një email dhe password në Website-in e dyqanit, ju do të merrni 10% ulje në blerjen tuaj. Kjo është një metodë ku vet Biznesi ka interes, pasi ai tashmë ka një kontakt tuajin dhe mbi të gjitha ju inkurajoheni të blini diçka.

Një tjetër shembull do të ishte procesi i blerjes që çdo Dyqan Virtual (E-commerce) në botë përdor, ju navigoni në faqen e internetit, shikoni diçka që ju pëlqen, e shtoni në shportë, vendosni të dhënat, kryeni blerjen. Gjithë këto veprime hap pas hapi formojnë atë që ne e quajmë Tuneli i Marketingut.

Tunelet e Shitjes

Ka plot Tunele që ju mund të përdorni për të kthyer Vizitorët në Klientë, sot e kësaj ditë çdo gjë është dixhitale dhe Bizneset dua që Website-t e tyre të jenë sa më dinamikë dhe të thjeshtë për të naviguar Klientët e tyre dhe për të gjetur ato që ata kan nevojë, në mënyrë që të rriten shitjet. Këto lloja Website-sh quhen “Blini atë që shikoni”, kjo nuk do të thotë se produkti do të shitet vetë, asnjë produkt sado i mirë nuk mund të shitet vetë dhe kjo sjell nevojën që ju të bëheni kreativ dhe të keni idera për të vendosur Tunele Shitjeje në Website-in tuaj.

Pra, le të themi se ju doni të shisni një produkt i cili do të ndihmoj njerëzit të humbin peshë dhe le ta quajmë atë N Produkt.

Ajo që ju nevojitet, është të krijoni një Faqe të parë e cila do të jetë tërheqëse për syrin e Klintëve me një titull i cili do të jetë shumë i lehtë për të rënë në sy dhe të terheqi vemendje si prsh “Jeni lodhur nga palestrat dhe dietat strikte, por ju doni të humbisni peshë? N Produkt është këtu për ju!”, gjithashtu mund të vendosni edhe një poster i cili është i dizenjuar mirë, ku ndoshta do të ishte një grua e cila ka vendosur një metër rreth brezit të saj dhe është e tonifikuar. Ajo që ju mund të bëni gjithashtu për ata vizitorë të cilët janë skeptik, pasi mund të jenë zhgënjyer dhe më parë nga produkte të tilla, ju mund të vendosni video ku tregohet progresi i dikujt që ka përdorur produktin tuaj, feedback-e nga klientë të kënaqur, po edhe mund të jepni informacion për të ndarë njohuritë tuaja për humbjen e peshës me vizitorët, si për shembull “10 ushqime që ju ndihmojnë për një tretje më të shpejtë”, kjo mund të sjelli klikime dhe ajo është ajo që ka rëndësi, vizitori juaj të shpenzojë kohë në faqen tuaj dhe të veprojë me kontentin tuaj, nëse ata e klikojnë, ju mund të kërkoni që ata të lën një kontakt email për ta lexuar artikullin, kështu ju jo vetëm merrni disa vizitorë që ndërveprojnë me kontentin tuaj, por mbi të gjitha ajo që merrni është një kontakt i tyre, që në të ardhmen mund të ofroni informacion mbi produktet e reja apo uljet tuaja nëpërmjet email marketing.

Shisni produkte të tjera që komplementojnë produktin tuaj kryesor

“Bizneset që kan më tepër sukses janë ata që janë të gatshëm të investojnë sa më tepër tek klientët e tyre”. Ju nuk do ta kuptoni asnjëherë potencialin e plotë të Biznesit tuaj nëse ju nuk investoni tek ata që sjellin suksesin tuaj, njerëzit. Suksesi është një udhëtim i cili mund të jetë afatgjatë vetëm nëse ju nuk e hiqni këmbën nga gazi, ju e vendosni Biznesin tuaj në një pozitë ku të ketë sa më tepër ekspozim në Klientë Potencial, ka të bëj me kreativitetin tuaj për të gjetur disa mënyra sesi ti bindni Klientin të blejë Produkte apo Shërbime tek ju, mos të jeni një-dimensional. Nëse ju jeni duke shitur një produkt i cili ju sjell profit dhe është duke shkuar mirë për ju, ju do të doni të shtoni produkte të tjera dhe të përpiqeni ti shisni edhe ato si pjesë e paketës. Le të kthehemi sërsih tek produkti për humbjen e peshës, nëse njerëzit jan duke blerë atë produkt, ju mund të përpiqeni të shisni edhe produkte të cilat e komplementojnë produktin tuaj kryesor, si për shembull një libër me këshilla sesi të humbin peshë, një dietë, një program stërvitjeje, ju mund të shtoni produkte për kujdesin e lëkurës, celulitit etj.

Ju mund të mendoni se duke e bërë këtë ju nxirrni më tepër para nga xhepi juaj dhe kjo është e vërtëtë çdo investim e ka një kosto, por merrni këtë në konsideratë para se të dilni në një konkluzion, le të themi se produkti juaj kushton 20$ dhe ju jeni duke shitur le të themi 5 produkte në ditë, kjo sjell 100$ në ditë, por jeni duke i shitur nëpërmjet një Sponsorizimi i cili kushton 40$ në ditë dhe kjo sjell që profiti juaj të jetë 60$ (pa llogaritur kostot e produktit vetë). Ju doni të shisni më tepër le të themi se ju doni t’iu shisni 10 klientëve në ditë, kjo do të thotë se sponsorizmi duhet të bëhet 80$ dhe kjo ju lë ju me 120$ profit në ditë, por duke rritur numrin e shikuesëve dhe varietetin e produkteve kjo mund të sjellë shitje të produkteve të tjera komplementuese dhe kjo ju sjell edhe më tepër profit.

Për ta përmbyllur

Marketingu ka të bëj me të qenurin në moment, ka të bëj me gjetjen e zgjidhjeve për problemet komplekse, ka të bëj me gjetjen e formulës së duhur për ekuacionin e duhur, kjo është arsyeja pse Tunelet e Marketingut funksionojnë dhe çdo Biznes i përdor. Ju mund të keni idera shumë të mira mbi një Produkt apo Shërbim që ju ofroni dhe ky i fundit mund të jetë i suksesshëm, por ju nuk jeni duke e reklamuar në mënyrën e duhur, nëse nuk po bëni profit prej saj. Klientëve ju pëlqen ideja e një Biznesi që ju intereson opinioni i tyre, ndaj atyre ju pëlqejnë uljet, kuponat, kartat e klientit, ata e dinë se janë pjesë e udhëtimit tuaj dhe janë të vlerësuar, pra të bëni klientët tuaj të interaksionojnë me kontentin tuaj nuk është një idea e keqe.

Jini të drejtpërdrejtë, ne të gjithë e kemi parë një Strategji Marketingu të ndërtuar keq apo një Website ku është shumë e vështirë të navigosh, më shumë klientë humbin durimin dhe nuk gjejnë atë që ata kërkojnë, ajo që ju nevojitet është një faqe e dizenjuar mirë, dinamike e thjeshtë për të gjetur atë që kërkon, nëse klienti dëshiron të blejë një produkt, duhet të jetë vetëm një klikim larg.

Kushtojini rëndësi numrave

Tunelet e Marketingut do të funksionojnë për ju, po nuk mund të themi gjithnjë
Nëse nuk është prishur mos e rregullo” disa herë do t’iu duhet të rinovoni metodat tuaja të marketingut dhe të ndaloni duke përdorur një tunel dhe të përdorni një tjetër i cili është më efektiv, ndaj ju duhet të keni shumë kujdes me numrat të cilat ju japin analiza e këtyre metodave. Ju e dini si thonë, “Numrat nuk genjejnë kurrë”.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts