Nouvique Tech Blog

A duhet të vazhdojmë të investojmë në Fushata Marketingu të paguara?

Jemi duke jetuar në kohëra të vështira, me shumë pasiguri mes nesh për shkak të valës së dytë të Covid-19, shtetet në Europë dhe rreth botës kan vendosur kufizime për Bizneset dhe levizjen e individëve, Bizneset janë konfuzë dhe në një pozitë shumë të vështirë ku duhet të jenë shumë të kujdesshëm me fondet e tyre, kjo është arsyeja pse shumë Biznese janë duke menduar të limitojnë buxhetin e Fushatave të marketingut apo edhe ta ndalojnë për një periudhë, pasi rezultatet nuk janë më të njëjtat me ato ­përpara pandemisë dhe Sponsorizimet nuk kan më të njëjtin impakt mbi shikuesit.

Bizneset janë duke u adaptuar dhe duke u përpjekur të gjejnë përgjigjet e duhura ndaj problemeve komplekse me të cilat u është dashur të përballen, ka Biznese të cilat jan duke përfituar nga kjo situatë dhe kausa që këto të fundit përfaqëson, ndihmon të direktohet trafiku në faqen e tyre dhe arrijnë të konvertojnë vizitorët në klientë, por në krahut tjetër shumica e Bizneseve është duke mos performuar dhe duke mos marr rezultate.

Duke qenë se Bizneset janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reduktojnë kostot operacionale, është tepër tunduese ti vendosin tabelen ‘Stop’ fushatave të marketingut dhe buxhetin e tyre ta përdorin për të mbuluar disa kosto të tjera operacionale, por a është me të vërtetë kjo gjëja më e mirë për të bërë? Apo duhet që Bizneset të vazhdojnë të invesotojnë në Fushatat e Sponsorizuara.

Ne mendojmë se ndalimi total i fushatave të marketingut nuk është zgjedhja e duhur për asnjë Biznes, por reduktimi i buxhetit mund të jetë, kjo është një përgjigje e komplikuar për një problem shum kompleks dhe patjetër nuk mund të japësh një përgjigje gjenerale e cila do të aplikohet për çdo Biznes, çdo industri do të ketë nevojë për masat që do të marrin lidhur me fushatat e marketingut.

Çfarë ndodhi gjatë mbylljes së parë?

Bizneset ishin të konfuzuara, asnjë prej nesh nuk dinte kur kjo mbyllje do të fillonte, apo mbaronte dhe shumica e Bizneseve e nënvlerësuan Prezencën e tyre Online dhe nuk u përpoqën të kishin trafik në faqen e tyre, qoftë rrjete sociale apo website dhe kjo është ajo që ka sjellë impakt mbi vëmendjen të cilën këto Biznese merrnin përpara Covid. Rrjetet Sociale dhe Website-t janë kanalet e Marketingut ku Bizneset kthejnë Vizitorët në Klientë dhe nëse këto të fundit lihen pa vëmendjen e duhur, numrat e vizitorëve tuaj do të bien dhe do të jetë shumë e vështirë që edhe vizitorët aktual ti ktheni në Klientë.

Kjo krizë nuk ka impakt vetëm tek Bizneset, por edhe tek njerëzit që navigojnë internetin, pasi ata ekspozohen në shumë informacion çdo ditë si pasojë e shumë ngjarjeve të cilat ndodhin dhe ata i vendosin më pak rëndësi një sponsorizimi të një Biznesi se më parë Covid-19. Për shembull nëse ju do t’iu dalë para një sponsorizim nga një Agjensi Turistike për një udhëtim në Paris, ju nuk do të impresionoheshin nga kjo dhe të klikonit, apo të interesoheshit për paketëm, pasi këtë përiudhë levizja është e pamundur, por nëse do të ishte një postim i cili tregonte ushqimet që mund të konsumoni në këtë periudhë të cilat do t’iu ndihmojnë me sistemin imunitar, a do të klikonit? Marketing nuk është vetëm gjetja e një mënyre të mirë sesi të reklamoni kohën tuaj, është një analizë e përgjitshme që ju i bëni Marketit dhe dini se kur të investoni dhe të postoni për të goditur dhe për të marrë vemendjen e duhur. Në këtë rast, fatkeqësisht kjo kohë nuk varet nga ne, por nga faktorë të jashtëm, ju duhet të gjeni hapësirën e duhur për Biznesin tuaj, momentin kur mund të shkelqeni.

Ka disa Biznese të cilat benefituan nga kjo pandemi, disa të tjera morën një goditje masive.

Cilat industri u prekën fare pak prej Covid-19 dhe duhet të vazhdojnë me Fushatat e Marketingut?

Mjekësia, Financa, Shërbimet Legale, Serviset e makinave, Bizneset lokale si Markete, Supermarkete, Dyqane për shitjen e elektroshtëpiakeve, nuk i prekën në mënyrë negative krahasuar me industritë e tjera. Kishin uljen dhe ngritjet e tyre, por vëmendja që ata morën nuk ra ndjeshëm.

Cilat industri i ndikuan në mënyrë direkte nga Virusi dhe duhet të jenë të kujdesshëm me Fushatat e Marketingut?

Transporti, akomodimi, baret dhe restorantet, eventet live, konferencat, sportet dhe fitness, shitjet në pakicë dhe shumicë të shërbimeve që nuk mund të operohen online apo të vijnë në shtëpi morën një goditje shumë të madhe në hierarkinë e dominancës dhe për vëmendjen ndaj vizitorëve, kjo është arsyeja pse ata kan nevojë për një plan të ri lidhur me fushatat e marketingut, duhe të bëjnë një punë më të mirë në targetim dhe buxhetim.

Ne mendojmë se gjëja më e mirë që këto Biznese mund të bëjnë, është një bisedë e sinqertë me veten e tyre ku mund të kuptojnë se çfarë vendi zënë produktet apo shërbimet e tyre momentalisht në market, duhet të jenë pritshmëri realiste dhe duhet kuptuar edhe sa shumë njerëzit kan nevojë për to dhe sa jo, më pas duhet të vendosim një buxhet marketingu dhe të përpiqen të jenë sa më eficient të jetë e mundur.

Po nëse produkti apo shërbimi që ju shisni nuk përshtatet aspak me peridhën? Atëherë, ndoshta është koha për tu tërhequr dhe mos të harxhoni më resurse deri në një moment të dytë.

Si reagojnë klientët ndaj Sponsorizimeve?

Kjo krizë na ka prekur të gjithëve, jo thjesht Bizneset, por edhe individët, disa prej tyre janë me fat mjaftueshëm të punojnë në industri të cilat jan prekur minimalisht nga Covid dhe si rrjedhojë kushtet e punës së tyre përfshi edhe pagat kan ngelur po të njejtat, disa të tjerë jo, pra në një mënyrë apo tjetrën, njerëzit ishin mjaftueshëm të aftë të kuptonin se situatën dhe duke qenë se të gjithë ishin të goditur, ata nuk reaguan keq ndaj sponsorizimeve gjatë krizës ekonomike, madje ishin tepër suportues për Bizneset.

Një shembull mjaft i mirë, pas mbylljes së kufijve, agjensitë turistike dhe hoteleritë ishin duke reklamuar dhe duke krijuar fushata për të inkurajuar njerëzit të udhëtonin brenda vendit të tyre, lokalisht, gjithashtu një lëvizje në industrinë e ushqimit për blerjen produkteve të vendit u nis gjithashtu e cila u përqafua si koncept nga njerëzit.

Duke kuptuar situatën dhe duke ditur vështirësite, njerëzit reaguan ndaj këtyre përpjekjeve të Bizneseve në mënyrë pozitive.

Përmbledhje

Ne nuk e dimë nëse gjërat do të kthehen në atë “normalen” siç ne e njihnim, ndoshta ajo “normale” nuk egziston më dhe ne do të na duhet të ndryshojmë prespektivë mbi atë që ne quajmë “normale”, Bizneset do të përshtaten siç kan bërë gjithnjë duke kryer një analizë të mirë të marketit të cilit ata i përkasin dhe të kuptojnë sesi do të operojnë. Vendosja e një ndalese të plotë mbi fushatat e sponsorizuara, ndoshta nuk e zgjidh problemin, por adaptimi i një buxheti në mënyrë që Biznesi juaj ende të ketë ekspozim, por pa shkaktuar probleme financiare është mënyra e duhur për ta zgjidhur këtë situatë. Nëse fushatat tuaja të sponsorizuara nuk jan duke ju sjellë të njëjtin rezultat, ndoshta është koha të ndrroni mënyrën sesi ju vendosni të marketoni kontentin tuaj dhe ta bëni më relevant për shikuesit.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts