Nouvique Tech Blog

Rëndësia e Neuromarketing-ut.

Një prej proceseve më të vështira kur keni një Biznes është të kuptoni sjelljen konsumatore, në mënyrë që të mbani klientët tuaj të kënaqur dhe gjithnjë të interesuar, ju duhet të studioni mënyrën sesi ata sillen, çfarë ata duan, çfarë jo, çfarë ju intereson, çfarë jo.

Bizneset janë gjithnjë në kërkim të mënyrave për të patur një impakt në market me produkte të reja apo shërbime, por më e rëndësishmja është se një produkt apo shërbim, duhet të reklamohet në mënyrën e duhur dhe ti shfaqet njerëzve të duhur, ky është momenti ku Neuroshkenca në marketing, ndryshe e njohur si Neuromarketing, aplikohet. Kërkuesit kan përdorur mjete si rezonanca funksionale magnetike e imazheve (fMRI) dhe EEG (Elektroencephalogram), e cila studion valët e trurit dhe shumë e shumë teknika të tjera për të gjetur stimulantë për konsumatorët, të cilët reflektojnë dëshirat e tyre, si të provojnë diçka të re, për ta përdorur atë në marketing.

Të krijosh fushata marketingu me këto stimulues në fokus, mund ti japi Biznesit tuaj një divident mjaft të mirë të investimit dhe produktet dhe shërbimet tuaja të marrin reklamimin që ju dëshironi.

Si Neuromarketing, bën diferencë në Marketing?

Neuromarketing është mënyra për të kuptuar nëse një konsumatori do t’i interesojë reklama juaj apo jo, përpara se ju të nisni fushatën. Ndihmon Bizneset dhe ekipin e marketingut që të krijojnë reklama sa më efektive. Nëse konsumatorët do t’i japin vëmendje reklamës, a do t’i ndikojë ajo emocionalisht? Nëse, po ajo do të influencojë vendimin për blerje!

Si aplikohet Neuromarketingu?

Nëse Neuromarketing, ka të bëjë me kuptimin e preferencave të konsumatorit dhe të sjelljes së tyre, si mund ta aplikojmë ne këtë në praktikë? E vërteta është, ju mund të aplikoni Neuromarketing për të gjithë ata që kan një opinion mbi produktet apo shërbimet e Biznesin tuaj.

Ne do t’iu ofrojmë disa shembuj sesi të përdorni informacionin nga studimet e Neuroshkencës për ta aplikuar në fushatat tuaja të marketingut.

1. Ku fokusohet Klienti më tepër

Reklamat që përfshijnë njerëz, janë më efektive se ato që nuk përfshijnë njerez, nëse ju i tregoni konsumatorit një poster i cili tregon se Biznesi ka ulje le të themi 40% dhe posteri ilustron një njeri, gjëja e parë që konsumatori do të shohi, është fytyra e tyre, kjo është arsyeja përse pothuajse gjithnjë këto postera përmbajnë njerëz të cilët janë të gëzuar, të lumtur me ekspresione pozitive në fytyrën e tyre, që konsumatori ta shohi dhe më pas të fokusohet tek teksti i posterit dhe të informohet mbi uljet apo produktet. Pra, nëse personi që ju keni ilustruar në poster është duke parë produktin, konsumatori do të shohi drejtimin e shikimit të tij dhe do t’i kushtoj më tëpër rëndësi produktit.

2. Paketimi (Ndonjëherë libri gjykohet dhe nga kopertina)

Të gjithë e kemi provuar këtë ndjesi, shikojë diçka që e duam automatikisht, ndoshta është kolori, logo, apo prezantimi grafik që na bën ta duam produktin. Paketimi është tepër i rëndësishëm dhe influencon vendimin e konsumatorit. Ky është rasti kur çfarë është brenda nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi.

3. Shumë opsione mund të krijojnë konfusion

Ne kemi folur për këtë në temat e mëparshme, konsumatorët duan të ken shumë opsione, por ndonjëherë kjo mund të shkaktojë diçka që ne e quajmë “Paralizë Zgjedhjeje”, është ai rast, ku konsumatori është përball shumë opsioneve dhe nuk mund të zgjedhi dhe përfundon duke mos zgjedhur asnjë. Më pak është më mirë disa herë dhe një mal me mundësi mund të konfuzojë konsumatorin.

4. Përfshirja Emocionale

Neuromarketingu është përdorur për të influencuar sjelljen emocionale të konsumatorëve, me atë ne mund të influencojmë vendimet për blerje. Ju duhet t’i mbani konsumatorët tuaj sa më tepër të interesuar tek Biznesi juaj dhe një evaluim pozitiv për produktet dhe shërbimet tuaja, është tepër i rëndësishëm. Kënaqësia konsumatore, është ajo që ne kërkojmë dhe kuptimi i sjelljes së tyre, do t’iu ndihmojë në proces.

5. Njerëzve nuk u pëlqen të humbasin mundësi

Pyesni këdo, nëse atyre do t’iu pëlqente të humbasin apo të fitojnë, përgjigja gjithnjë do të jetë e njejtë, të fitojnë. Aversioni i humbjes është tendeca që njerëzit kan për të shmangur humbjet dhe të fitojnë më tepër. Njerëzve nuk ju pëlqen të humbin, por mbi të gjitha atyre nuk u pëlqen të humbasin mundësitë, kjo është arsyeja përse ne shohim reklamat të cilat kanë shprehje si “Nxitoni” apo “Mos e humbisni” të vendosura në to, për të ngjallun një ndjesi urgjence tek njerëzit dhe për të inluencuar vendimin e konsumatorit dhe kjo është shumë e nevojshme nëse jeni duke kërkuar të bëni shitje apo doni të rrisni shpejtësinë e blerjeve nga Biznesi juaj.

6. “Bëni zgjedhjet e tyre më të lehta”

Shpesh herë Bizneset vendosin paketat e tyre përballë njëra tjetrës, si një kompeticion për ta thjeshtëzuar zgjedhjen e konsumatorit. Një shembull konkret është në kinema, ata kanë 3 paketa për kokoshka, e vogël e mesme dhe e madhe, qëllimisht ata i vendosin çmimin e paketimit të mesëm afër me të madhin me një diferencë ndoshta 0.5$ dhe konsumatori kur e sheh mendon pse mos të marr paketimin e madh për vetëm 0.5$ diferencë. Në fakt qëllimi nuk është që ata të zgjedhin midis të madhes apo të mesmes, por që ata të largohen nga opsioni i paketimit të vogël. Kështu, ata përdorin një faktor të mesëm për të devijuar mendimin e konsumatorit. Ndonjëherë vetëm përshtypja e parë mjafton për të marr një vendim dhe rallë herë konsumatorët futen në detaje specifike.

7. Bëje më konveniente

Gjatë një fushate marketingu, fokusohu tek ajo që konsumatorët vlersojnë më tepër, koha. Çdokush së fundmi duket sikur ska mjaftueshëm kohë dhe gjëja më e mirë që ju mund të bëni është ti tregoni atyre se produkti apo shërbimi juaj kursen kohë dhe është konvenient për ata.

8. Jepu njerëzve një arsye për të qëndruar të interesuar

Si t’i mbani ju klientët tuaj të interesuar? Shpërblejini ata. Kjo është ajo që ata meritojnë duke qenë konsumatorë besnik të Biznesit tuaj, ata e kuptojnë që ju i verësoni dhe kuptojnë se çfarë vlere ka besnikëria e tyre.

E njëjta ide përdoret nga shumë Biznese, madje edhe Videolojërat, është e studiuar se mundësia për tu shpërblyer dhe puna drejt saj, u jep përdoruesëve dopani, e cila është një neuro transmetues i cili është përgjegjës për emocionet pozitive dhe sensin e shpërblimit.

9. Çmimi

Gjithnjë e kemi venë re në qendra tregtare, por jo vetëm aty, çmimet 49.99$ në vend të 50$, pse është diçka e tillë e përdorur prej shekujsh tani? Siç përmendëm në pikën e parë, njerëzit shohin atë që ata duan të shohin dhe kjo metode e çmimeve quhet, “çmimi sipas shifres së majtë”. Të shohësh një çmim i cili është 9.99$ në vend të 10$, konsumatori ka tendencën të mendojë se është 9$ dhe jo 10$, kjo bën një diferencë shumë të madhe në procesin e blerjes, sidomos në çmimet me numra të vegjël.

10. Përdorni një titull i cili është i lehtë për tu kujtuar

Titujt janë ajo që ne mbajmë mend nga një artikull edhe pa e lexuar atë, mbi të gjitha është ajo që do ta bëj lexuesin të interesohet për ta lexuar artikullin, nuk ka rëndësi nëse është një gazetë, revistë, artikull Blog-u njësoj si ky që jeni duke lexuar tani, ajo që ka rëndësi është, të mbani audiencën e interesuar me atë që u shfaqet përpara syve.

Një titull i mirë gjithashtu e ndihmon Biznesin tuaj në rankimin në Google (SEO), e ndihmoj Website-in tuaj gjithashtu. Për shembull, ky artikull që po lexoni tani, a do të ishit duke e lexuar nëse nuk do të ishte i strukturuar mirë, me tituj, foto dhe paragrafë?

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts