Nouvique Tech Blog

Çfarë është Video Marketingu, pse është i rëndësishëm?

Formati Video është mjaft i përdorur ditë e sotme, platforma si Youtube, Netflix, Tik Tok janë shembuj mjaft të mirë për të treguar sesa shumë njerëzve ju pëlqejnë videot dhe koha që ata kalojnë në këto platforma, të bën të mendosh pse ndodh kjo? Epo, fillimisht Video janë një format i cili është i lehtë për tu ndjekur dhe të nxjerrësh lehtësisht informacionin e asaj që është përballë teje, ju jep njerëzve një mundësi për të ndaluar nga teksti tradicional që ata përballen përdite, në punë, në jetë dhe Video u jep më tepër kënaqësi. Nëse do të pyesnim 100 veta a do t’iu pëlqente më tepër të lexonin një liber apo të shikonin një film, sa njerëz do të donin të lexonin? Mendimi ynë? Më pak se ata që do të donin të shikonin një film.

Pse videot?

Njerëzit duhet të kuptojnë fuqinë që posedon një video si një mjet marketingu, është lehtësisht e përshtatshme, mund të përdoret për shumë qëllime, nga reklamimi i Biznesit, i produkteve apo shërbimeve, tek krijimi i një mardhënieje më personale me klientët, tek inspirimi i shikuesëve etj. Ju do të shpërndani kontentin vizual i cili do të ketë një impakt mbi shikuesit tuaj në mënyrë që ata të reagojnë ndaj videos dhe kështu të interaksionojnë me Biznesin tuaj.

Gjëja më e mirë që kjo sjell është fakti që ju nuk duhet të jeni një profesionist i krijimit të videove për të prodhuar një video e cila do të gjenerojë interes tek shikuesit tuaj, mjafton që ju të krijoni diçka e cila do tu japi atyre kënaqësi kur e shohin dhe mundësi që ata të interaksionojnë me të, por mbi të gjitha t’ia vlejë koha që ata shpenzojnë duke e parë, gjithçka që ju duhet, është pak mendim dhe kreativitet. Ajo që e bën Video Marketingun edhe një mjet më të rëndësishëm të marketingut është lehtësia e shpërndarjes së videove në kanale të ndryshme, pothuajse çdo platformë prej Facebook, Instagram, Youtube, LinkedIn suporton videot dhe ju mund të ndani mesazhin ku të dëshironi ju dhe e bëni më të lehtë për të arritur audiencën që ju keni targetuar.

Benefitet e Video Marketing

1. Videot janë një mënyrë tepër e mirë për të ndihmuar Klinetët të kuptojnë benefitet e Produkteve apo Shërbimeve tuaja

Me zhvillimin që E-commerce-t (Dyqanet Online) kan marrë dhe njerëzit që po blenë thuajse çdo gjë online, do të jenë shumë e shumë Biznese të cilat do të ofrojnë produkte apo shërbime të ngjashme me ato të Biznesit tuaj dhe duke shitur online, aksesi i kompeticionit rritet pasi kufijte nuk janë më problem dhe lokacioni nuk është me aq i rëndësishëm sa ka qenë, çfarë duhet të bësh ti që ata të blene tek ju dhe jo kompeticioni? Epo, diçka që mund të bësh është ti japësh audiencën diçka në formën e videos që ata do ti bëj të ndryshojnë mendjen dhe të kuptojnë përse ata duhet të zgjedhin të punojnë me ju.

Klientët janë gjithnjë në kërkim të produktit më të mirë për çmimin më të mirë dhe larshmëria e opsioneve është diçka që atyre ju pëlqen dhe për fatin e tyre është një market shumë i madh, pyetje që çdo Biznes duhet t’i drejtojë vetes, është “Çfarë më diferencon mua nga kompetitorët e mi?” Vlera, kjo është fjala kyçe e cila ju ndihmon të marketoni produktet tuaja. Klientët do të ken shumë opsione, shumë Biznese nga të cilat mund të zgjedhin, por vlera dhe cilësia e produktit është ajo që bën diferencën dhe vlerat tregohen duke nisur me kreativitetin dhe marketingun që Biznesi ka.

2. Ju ndihmojnë në rankimin në Google

Videot konsiderohen të jenë si një minierë ari për SEO (Rankimin e Bizneseve në Google), në një mënyrë apo tjetren, një video do ta gjej mënyrën tek syri i klientit dhe nëse është një video e mirë, njerëzit do të reagojnë duke bërë like, komentuar, apo shpërndarë në miq të tjerë, pasi është shumë e thjeshtë për një video që të kaloj nga një kanal në një tjetër, nëse ju keni bërë një punë të mirë duke krijuar një video e cila transmeton një mesazh, ka një përshkrim të mirë, ka referencat e duhura, apo është e lidhur me link-e ku ju doni që audienca juaj të shkojë, kjo automatikisht do të rrisi probabilitetin që Biznesi juaj të vizitohet nga shikuesit dhe si rrjedhojë produktet dhe shërbimet tuaja kan një probabilitet më të lartë të blihen në market.

3. I jep njerëzve atë që ata duan të shohin

Nëse kompeticioni juaj përdor Video Marketing, duhet ta përdorni edhe ju për të qëndruar kompetititv. Videot janë një mënyrë shumë e mirë për të shpërndarë mesazhin tuaj dhe është mahnitës fakti sesi një video e shkurtër mund të transmetojë aq shumë informacion tek shikuesi, kjo është arsyeja përse njerëzit janë duke i përdor shumë e më shumë çdo ditë. Klientët i pëlqejnë videot dhe ata potencialë gjithashtu, janë gjithnjë të hapur të shohin diçka e cila do të jetë informative dhe zbavitëse në të njëjtën kohë.

4. E bën Biznesin tuaj më Human

Rrjetet Sociale ju sjellin më afër Klientëve tuaj, nëse ju krijoni një personalitet për Biznesin tuaj online dhe ju ftoni klinetët tuaj të jenë më pranë jush, do t’iu ndihmojë që ju të krijoni mardhënie më të ngushtë me ta

Ju mund t’i përdorni video për të treguar ngjyrat e vërteta të Biznesit tuaj, ju mund t’i jepni audiencën tuaj informacione mbi proceset e punës, ambientin e punës, mund të ndani stafin tuaj me ta dhe ju mund të ndani momente nga përditshmëria juaj gjithashtu, ndoshta këto do të inpsirojnë shikuesit për të bërë diçka të ngjashme, apo për ti treguar atyre se diçka e bërë me pasion mund t’i ndihmojë të bëjnë një karrierë prej saj.

Si mund ta realizoni këtë? Nga story-t, reels-at, postimi i videove, tani pothuajse çdo platformë suporton videot e shkurtra të cilat përmbajnë mjaftueshëm informacion për audiencën tuaj.

5. Influencon vendimet mbi blerjet

Klientët janë më të prirur për të blerë një produkt pasi shohin prezantimin video. Shembull primar, videolojërat apo kompjuterat, telefonat, aparaturat dixhitale, video e prezantimit të tyre, është ajo që e bën klientin të blejë produktin, është informative, është vivide, dinamike, njërëzit e pëlqejnë, imagjinojnë veten e tyre ta kenë produktin dhe më pas e blenë. Njerëzit do të preferonin më mirë një video e cila shpjegon një produkt sesa të lexonin përshkrimin e tij në paketim. Pra, nëse ju doni një rritje të shitjeve të produkteve apo shërbimeve tuja, investoni në video marketing.

Për ta përmbledhur

Videot janë një nga format e kontentit që merr më shumë vemendje në botë, nëse marrim një moment dhe shohim mënyrën sesi rrjetet sociale janë zhvilluar, fillimisht Facebook, pastaj të gjithë u zhvendosën në Instagram pasi kontenti ishte mbi fotografi, një foto vlen sa 1000 fjalë, të bën të mendosh, po një video?

Platforma si Vine apo Tik Tok u shfaqën, të gjithë ishin duke i përdorur dhe arsyeja pse, është pasi është më e lehtë për të naviguar, ndjekur, marrë mesazhin nëpërmjet një videoje dhe njerëzit kalojnë me orë të tëra duke parë video në Youtube apo seriale në Netflix, pasi prodhon më tepër kënaqësi për ta.

Është më humane dhe ndoshta fakti që ne shohim njerëzit përballë në një video dhe fakti që ne mund të dallojmë gjuhën e trupit dhe shumë më tepër emocion të reflektuar, është ajo që ju intereson më së tepërmi njerëzve.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts