Nouvique Tech Blog

A duhet të investojmë në një aplikacioni mobile?

Pothuajse çdo Biznes është bërë Dixhital dhe të konkurosh në treg me Biznese të tjera të ngjashme duhet të reklamoni Biznesin tuaj në disa kanale, ndryshe e njohur si Marketing Multi-kanal, do të thotë të ndani kontentin tuaj në dy ose më tepër kanale Dixhitale. Një Prezencë Online e mirë vendosur do të krijojë mundësinë Biznesit tuaj të kontaktojë klientë të rinj, potencialë, duke e ngritur më lartë hierarkisë së dominancës.

Sot numërohen më tëpër përdorues të telefonave sesa të kompjuterave apo laptop, Bizneset e kan kuptuar nevojën për tu përshtatur me këtë fakt dhe jan duke investuar për Website, të cilat janë të përshtatur edhe në telefon, për të përmirësuar eksperiencën e vizitorëve, gjithashtu ata po investojnë në aplikacione mobile. Ata e kuptojnë se duhet të përdorin kanalet ku ka akses të lartë telefoni, për të tërhequr klientelë të re.

Me zhvillimin e teknologjisë dhe telefonave të rinj, ne tani kemi të mundur të plotësojmë çdo aktivitet ditor nëpërmjet tyre. Pothuajse çdo adult ka një smartphone dhe është një market në rritje. Kjo është arsyeja përse Bizneset jan duke e kthyer fokusin nga teknologjia telefonike. Aplikacionet Mobile, janë mjete me efektivitet tepër të lartë që Bizneset kan vite që i përdorin. Të kesh një Aplikacion mobile të një Biznesi, të shkarkuar në telefon, në terma Biznesi është perfekt, pasi qëllimi i tij është të marketojë dhe të shesi produktet apo shërbimet tuaja. Është një mjet i cili do të ndihmojë të njoftojë klientët tuaj në kohë reale, prej sistemit të notifikimit që ka dhe ato mund të dërgohen sipas dëshirës tuaj.

Nëse ju jeni duke e lexuar këtë Blog dhe jeni duke menduar se çfarë mund të sjelli nje investim në një aplikacion mobile për Biznesin tuaj, jeni në vendin e duhur. Ne do të ndajmë me ju disa benefite që sjell Aplikacioni Mobile për Biznesin tuaj.

 

  1. Biznesi juaj merr më tepër Ekspozim

Shpesh herë ne nuk i japim vemendjen e duhur rutinës tonë ditore, aktiviteteve që mbulojnë 80% të ditës tonë, duke i menduar ato si të pa rëndësishme, por përkundrazi, ato janë shumë të rëndësishme, si fakti që pothuajse çdo herë që ne kemi një pushim sado të vogël nga ndonjë aktivitet i rëndësishëm si puna, gjëja e par që ne bëjmë është hapja e telefonit dhe lundrojmë në internet, ose rrjete sociale. Pse e bëjmë ne këtë? Nuk e dimë me siguri, historikisht nuk kemi arritur të gjejmë arsyen përse gjërat na interesojnë, por në këtë rast këtë bëjmë dhe nëse ne i kushtojmë rëndësinë e duhur këtyre veprimeve mund t’i përdorim ato në avantazhin tonë. Pra, për shembull, nëse dikush do të mbaroj një aktivitet fizik dhe pasi mbaron ai hap telefonin, po sikur restoranti juaj të kishte një aplikacion i cili do të mundësonte porositjen në rast se personi do të donte të hante pas aktivitetit?

Rritja e shikueshmërisë, ekspozimi përkthehen në avantazhe për Biznesin tuaj.

  1. Njohje e Biznesit (Brand awareness)

Njohja e Biznesit (Brand awareness) është hapësira që Biznesi juaj zë në mendjen e konsumatorit. Çdo Biznes do të donte të ishte para çdo Biznesi kur konsumatori mendon të blejë produkte apo shërbime që ata i ofrojnë. Me një Aplikacion mobile, ju jo vetëm që ofroni një platformë lehtësuese për të kryer blerjen, por ju gjithashtu i mbani të azhornuar klientët, me lajmërimet, ofertat, uljet etj. Nëse doni që të jeni në bashkëveprim të vazhdueshëm me audiencën, Aplikacioni mobile do t’iu ndihmojë ta realizoni këtë më së miri.

  1. Besnikëria e Konsumatorit

Një prej avantazheve që Aplikacioni mobile sjell për Biznesin tuaj është kultivimi i Besnikërisë së Konsumatorit. Komunikimi i mesazhit që Biznesi juaj transmeton, lajmet, të rejat, ofertat, produktet e reja apo shërbimet, bëhen më të lehta për tu transmetuar sesa, fushatat e marketingut në rrjete sociale, reklamat fizike, apo email-et. Klientët tuaj lajmërohen menjëherë dhe gjithashtu ata ndihen pjesë e Biznesit tuaj.

Një shembull shumë i mirë sesi Bizneset kultivojnë Besnikërinë Konsumatore është implementimi i një sistemi i cili shpërblen konsumatorët bazuar në shpenzimet që ata kryejnë nëpërmjet aplikacionit tuaj. Një sistem pikësh i cili sipas aktivitetit blerësh rritet dhe nëpërmjet pikëve të akumuluara, klientët mund të përfitojnë ulje apo produkte/shërbime falas. Kjo është një metodë që shumë Biznese kan përdorur për të treguar se sa më gjatë qëndron klient i një Biznesi aq më tëpër shpërblehesh për Besnikërinë që ke treguar si Konsumator i kësaj firme.

  1. Aplikacionit Mobile janë një kanal i dedikuar marketingu dhe komunikimi

Ndërtimi i një Aplikacioni Mobile do ta çojë Biznesin tuaj Dixhital në një nivel tjetër, ju mund të ndërtoni një mardhënie më personale me klientët tuaj, duke i plotësuar më mirë nevojat e tyre dhe duke i bër produktet dhe shërbimet tuaja më të dobishme për audiencën tuaj.

Të kesh një audiencë e cila ndërvepron vazhdimisht me Biznesin tuaj do të sjelli shumë bemefite për Biznesin tuaj. A keni planifikuar ndonjëherë pushime dhe keni qenë duke kërkuar për një hotel apo shtëpi në faqe si Booking apo Airbnb? Dhe krej papritur ju merrni një lajmerim nga aplikacioni se një vend është i lirë pranë zonës që ju po kërkonit? Kjo do t’iu bënte ju të klikonit menjëherë dhe ndoshta nëse i përmbushte kërkesat tuaja, të prenotonit menjëherë.

Apliacionet mobile janë kanali i ri i marketingut, i cili është shumë i përdorur ditët e sotme dhe Bizneset përpiqen dita ditës të akumulojnë sa më tepër kanale marketingu.

  1. Rritje e shitjeve

Bizneset janë gjithnjë në kërkim të kanaleve të reja të marketingut dhe investimi në një aplikacion do tu japë një kanal i cili do të ketë një impakt goxha të madh mbi shitjet tuaja. Varet nga audienca juaj, por rritja që do të merrni në shitje, mund të jetë signifikante për Biznesin tuaj.

Të kesh një Aplikacion mobile, ndërton një urë komunikimi me klientët tuaj, ju mund t’i informoni ata në fare pak sekonda për promocionet, ofertat, uljet apo shpërblimet duke përdorur sistemin e njoftimeve, ju mund të influenconi blerjet, mund ta bëni audiencën të vizitojë aplikacionin tuaj, ju mund të motivoni njerëzit e tjerë rreth tyre për të shkarkuar aplikacionin tuaj apo të blenë produktet apo shërbimet tuaja.

  1. Optimizoni proceset e Buiznesit

Investimi në një Aplikacion mobile do t’ua bëj jetën më të lehtë klientëve tuaj, ju vetë dhe stafit tuaj. Mund të përdoret për të plotësuar shumë aktivitete Biznesi dhe stafi juaj mund të punojë dhe komunikojë edhe në distancë.

Ju jep mundësinë klientëve tuaj të kenë më tepër akses, si për shembull mundësia për të bër pagesa direkt nga telefoni, kursimi i kohës për të gjetur atë që ata duan etj. Koha është një aset tepër i vlefshëm për të gjithë dhe asnjë nuk do ta shpenzojë duke bër shopping, pasi ata mund të blenë gjithçka duan duke u ulur në divanin e tyre me telefonin në duar.

  1. Të dhëna të detajuara

Të dhënat që Aplikacioni mobile ofron për ju dhe Biznesin tuaj janë tepër të rendësishme për ju, ato ju japin informacion në detaj mbi faktin se sa njerëz e kan shkarkuar aplikacionin, si ata reagojnë ndaj përmbajtjes së tij, koha që ata kalojnë në të, sa herë ata e hapin aplikacionin gjatë ditës, javës, muajit, çfarë atyre ju pëlqen dhe çfarë jo, ju mund ti përdorni këto të dhëna për të përmirësuar aplikacionin tuaj me kalonim e kohës.

  1. Dilni mbi kompeticionin

Dixhitalizimi i pothuajse çdo Biznesi sot e kësaj dite, ka sjellë në rritje nevojën që Bizneset të diferencohen prej njëri tjetrit duke marr më tepër vemendje dhe duke okupuar një pjesë më të madhe të marketit. Nëse ju keni një prezencë online e cila është e mirë themeluar dhe një audiencë enkas për Biznesin tuaj që ju ndjek, investimi në një Aplikacion mobile do të tregonte një potencial tepër premtues për Biznesin tuaj, sa më shumë njerëz ta njohin, shkarkojnë Aplikacionin tuaj dhe duke e perdorur, numrat do te rriten dhe Biznesi juaj Dixhital do të shkojë në një nivel më të lartë të Marketingut.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts