Nouvique Tech Blog

A ka nevojë Biznesi im për Fotografi Profesionale?

Rrjetet Sociale tani okupojnë një pjesë shumë të rëndësishme të çdo aktiviteti Biznesi, pothuajse çdo Biznes, tani është prezent në Rrjete Sociale dhe marketon kontentin e tij aty, është vendi ku klientët aktual dhe potencial kalojnë një pjesë të mirë të kohë së tyre dhe ka një probabilitet shumë të lartë që ata do të përfundojnë në një prej postimeve tuaja apo profilit tuaj dhe të shohin atë çka ju ofroni. Por, nëse çdo Biznes do të jet prezent në Rrjete Sociale, përfshi edhe kompetitorët tuaj, si mund të diferenconi ju veten tuaj prej tyre dhe të tërhiqni më tëpër klientë?

Shumica e Bizneseve, u delegojnë Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, Agjensive të Marketingut si ne, ne kujdesemi që Bizneset të ndjekin rrugën e duhur që ditën e parë dhe të krijojnë personalitetin që duan të transmetojnë tek audienca e tyre. Si pjesë e paketës së Menaxhimit, ne ofrojmë shërbimet e ekipit tonë të Fotografisë Profesionale, për të ofruar diçka unike për audiencën, në këtë mënyrë këta të fundit mund të krijojnë një ide më të mirë të asaj që mund të ofroj për ta ky Biznes.

Ne do ndalemi në disa arsye, përse Fotografia Profesionale është mjaft e rëndësishme për Marketingun e Bizneseve.

 

  1. Ju jepet vetëm një shanc për të lenë një përshtypje të parë të mirë”

Edhe pse kjo është një shprehje tepër e vjetër, është e vertetë, klientët potencial do të vizitojnë profilin tuaj, faqen tuaj të Webin dhe do të shohin atë që ju jeni përpjekur të tregoni, nëse atyre ju shfaqet një profil i cili është i organizuar, ku mund të shihet qartë se ekipi i cili merret me organizimin e faqes është përpjekur ta lehtësojë punën për vizitorin, ku çdo gjë është e renditur mirë, vizitori do të ketë një përshtypje të parë të mirë. Një profil i mirëorganizuar dhe unik ka goxha diferencë kur vendoset përballë një një profili i cili ka një grup postimesh të vendosura bashkë, pa ndonjë mesazh specifik që e transmeton tek vizitorët e tij. Imagjinoni për një moment veten tuaj duke hyrë në një dyqan ku çdo gjë është e organizuar, ju do e keni goxha më të lehtë të gjeni atë që doni,pa humbur kohë dhe të mbeteni të kënaqur me shërbimin, krahasuar me një dyqan ku çdo gjë është e ngatërrueshme, ju nuk mund të gjeni atë që kërkoni dhe përpara se ta gjeni, me shum mundësi keni harruar arysen përse u futët në dyqan inicialisht.

Të kesh Fotografinë Profesionale si një aset të Marketingut tuaj, është një investim i mirë për të bër një përshtypje të mirë të parë.

  1. “Një foto vlen sa 1000 fjalë”

Këto ditë, ndoshta fotoja vlen edhe më shumë se 1000 fjalë. Me distancimin social, më pak kontakt human dhe më pak vëmendje e vendosur tek bota fizike, Marketingu Dixhital ka një impakt edhe më të madh çdo minutë. Një foto kualitative, mundëson që ju ti demonstroni audiencës tuaj atë që ju ofroni, sesa t’ia tregoni atë me fjalë. Sot e kësaj dite, me impaktin e teknologjisë dhe internetit, klienti e sheh produktin apo shërbimin tuaj pa asistencën tuaj dhe bën blerje. Me shtimin e Fotografisë Profesionale si pjesë e Marketingut tuaj, ju rrisni shancet që produktet, shërbimet dhe Biznesi juaj të duket më i prezantueshëm dhe invitues për Klientin.

  1. Prezantim i mirë i Biznesin tuaj.

Shumicën e kohës, Pronarët e Bizneseve nuk marrin një Fotograf Profesional, pasi kostot që e shoqërojnë si shpenzin janë të larta, por në anën tjetër Prezantimi që një Biznes bën ndaj audiencës është shumë i rëndësishëm, foto me kualitet të ulët, fotografia e thjeshtë, nuk komunikon mesazhin e duhur ndaj klientëve tuaj, diçka e cila nuk ngjall ndonjë emocion kur e shikon reflektohet edhe në vendimin e blerjes së produkteve apo shërbimit, asnjë Biznes nuk e do këtë.

Fotografia me kualtiet të lartë, prezanton Biznesin dhe produktet tuaja në një mënyrë profesionale, e asocon atë me kualitet dhe ekselencë.

  1. Vendos Identitetin e Biznesin tuaj.

Fotografitë janë ana vizuale për të komunikuar kush jemi ndaj publikut, Fotografia Profesionale do të krijoj pikturën e duhur për vizitorët tuaj, do të tregojë sa serioz dhe profesional jeni. Website-i juaj do të duket më profesional, stafi juaj do të prezantohet si i tillë dhe mbi të gjitha Rrjetet tuaja Sociale do të duken më mirë, mbi të gjitha një prezantim më i mirë i Biznesit tuaj.

  1. Bëhuni origjinal dhe unik.

Kur dikush viziton faqen e Webit, apo profilin e Biznesit tuaj në Rrjete Sociale, ata presin të shohin fotografitë tuaja, një prezantim orgjinial i asaj që ju pëefaqësoni dhe ofroni si Biznes. Imazhe interneti do të transmetojnë idenë e gabuar tek klientët tuaj, nuk do të ndihet origjinale, do të ndihet jo unike, diçka e rëndomtë që çdokush ka mundësi të përdori si përmbajtje, por a doni ju që Biznesi juaj të identifikohet si “thjesht një Biznes tjetër”?

  1. Krijoni kontentin tuaj / Dalloni nga kompeticioni.

Ajo që gjithnjë na ka pëlqyer lidhur me Fotografinë Profesionale, është fakti që nuk ka limit sasi e kontentit që mund të krijoni. Të shtoni si pjesë e ekipit tuaj dikë me syrin kritik ndaj Fotografisë dhe dikë që është kreativ mjaftueshëm të krijuar diçka që është unike dhe që vetëm ju e ofroni është një avantazh shumë i madh nëse po kërkoni të diferencoheni nga kompeticioni juaj. Ju nuk jeni të vetmit që do të inspiroheni të krijoni, por tani keni një ekip të plotë me njerëz kreativ  të cilët do të japin idera për të krijuar kontent kualitativ.

Për ta përmbyllur, Fotografia Profesionale është një investim i mirë për Prezencën Online të Bizneseve, ju jo vetëm që dukeni më profesional dhe të prezantueshëm, por gjithashtu diferencoheni nga kompeticioni duke nxjerrë kontent kreativ, kualitativ dhe ndryshe. Ju dalloni nga turma! Kjo është arsyeja, përse çdo konsumator do të punojë me Biznese unikë, që ata të ndihen special.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts