Të krijosh një Website, është e nevojshme për Bizneset këto ditë, por ajo që është më e rëndësishme është efektiviteti që ky i fundit ka, si ndihen njerëzit kur vizitojnë Website-in, si ndihen ata të navigojnë në të, si e prezanton Biznesin tuaj, a është aq efektiv sa duhet të jetë?
Ne kemi punuar me shumë klientë, ku ka patur dyshime nëse ata duhet të ri-dizenjojnë Website-in e tyre apo thjesht të mbajnë atë që kan dhe pyetja që të gjithë bëjnë është “ A na nevojitet një Website i ri apo të përmirësojmë këtë që kemi?!”
Si mund të vlerësojmë efektivitetin e Website-it që kemi?
Ajo ku mund të fokusoheni ju është:
1. Përshtatja në mobile – Ditët e sotme, më shumë njerëz navigojnë në telefon sesa në kompjuter, prandaj Website-i juaj duhet të jetë i përshtatur për të qenë funksional njësoj si në telefon ashtu edhe në kompjuter.
Si mund të përmirësojmë Website-in ekzistues?
Ju mund të nisni duke e krahasuar Website-in tuaj me atë të kompetitorëve tuaj. Le të supozojmë se ju keni një E-commerce (Dyqan virtual) dhe ju operoni në Fushën e Modës, ajo që ju intereson më tepër ju, është eksperienca e blerjes së klientëve tuaj, nëse ata mund të marrin produktin që ju nevojitet në kohë apo jo. Nëse ata mund të blenë produkte të ngjashme nga kompeticioni juaj dhe ata mund ta marrin atë shpejt, koha është prioriteti juaj numër një. Gjithashtu ju duhet të jeni të interesuar të krijoni një Website i cili është lehtësisht i kuptueshëm dhe jo i komplikuar për vizitorët tuaj, më i thjeshtë dhe dinamik sesa ai që kompetitorët tuaj përdorin. Dizajni është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi klientët tuaj mund t’iu duket Website-i juaj më pak tërheqës krahasuar me kompeticionin tuaj dhe e kundërta.
Raportet e informacionit janë shumë të rëndësishme, çfarë platforme përdorni ju për të marr informacion mbi faqen tuaj? Nëse ju përdorni platforma si Google Analytics ju mund të merrni goxha informacion mbi progresin që Website-i juaj ka, sa efektiv është, sa njerëz klikojnë nga telefoni, sa nga kompjuteri, informacion mbi vendndodhjen e vizitorëve tuaj, mënyra sesi ata kan gjetur Website-in tuaj, sa minuta ata kalojnë në faqen tuaj dhe shumë e shumë informacion tjetër.
Çfarë është më e rëndësishme është reagimi që ju keni nga informacioni që ju prezantohet, për shembull, nëse ju shihni se bazuar në raportimin, niveli i largimit të vizitorëve nga faqja juaj është më i lartë në telefon sesa në kompjuter, atëhere ju duhet të ndryshoni diçka në pamjen e faqes tuaj në telefon, pasi diçka nuk shkon.
Nëse ju keni shum vizitor lokal në Website dhe ju jeni të interesuar të merrni vemendje internacionale, apo të shisni produktet dhe shërbimet tuaja në marketin e huaj, duhet ta marketoni Website-in tuaj në një mënyrë ndryshe, që këto reporte të ndryshojnë.
Shembull
Një prej klientëve tanë, që operonte në fushën e prodhimit, kishte një faqe të thjeshte analtike ku tregonte informacione mbi Biznesin e tyre, kontaktet, vendndodhjen dhe disa fotografi për punimet e tyre. Ky klient vendosi para disa muajsh që të investojë në një faqe E-commerce (Dyqan virtual), ku ata tani, nuk kan më vetëm informacion mbi Biznesin e tyre, por tregtojnë produktet e tyre, kan krijuar mundësi që klientët e tyre të regjistrohen me profilin e tyre dhe ata marrin njoftime mbi produktet e reja apo ofertat që ata nxjerrin. Nga ky investim profitet e tyre janë rritur 20% deri tani, nuk është aspak investim i keq nëse do të na pyesnit ne.
Ajo që ne po përpiqemi të nënvizojmë, është fakti që Website-i juaj, duhet të jetë i krijuar enkas për Biznesin tuaj, duhet të komplementojë identitetin dhe reputacionin që Biznesi juaj ka ngritur ndër vite dhe të punojë në favorin e tij jo e kundërta dhe mbi të gjitha të ketë një efekt pozitvi mbi klientët.
Siç edhe përmendëm më lartë, çdo Biznes ka nevojë për një Website dhe krijimi i tyre dhe mirëmbajtja ndonjëherë thjesht nuk është mjaftueshëm, nëse ju keni një Website i cili është ndërtuar në vitin 2015, ka plot metoda të reja, ndërtime, update dhe stile të cilat kan dalë këto kohë.
Pra, nëse ju krijoni një Website të ri, apo përmirësoni atë aktualin, ajo që është e rëndësishmë është që, ai të ketë efektivitetin që ju keni nevojë prej tij.