Nouvique Tech Blog

Si të rrisim ndërveprimin e ndjekësve tanë në Rrjete Sociale?!

Çdo Biznes është duke investuar në Prezencën e tyre online sot e kësaj dite dhe një pjesë shumë e madhe e saj janë Rrjetet Sociale. Rrjetet Sociale janë shumë të rëndësishme, pasi tregon vlerën që Biznesi juaj ka në market, tregon impaktin që ka, nuk shërben vetëm për ta bërë Biznesin tuaj të njohur, por gjithashtu hap dyert për mundësitë e reja, lidhjet e reja, klientët potencial, njohja e Biznesit dhe reklamimi.

Ku duhet të fokusoheni më tepër në Rrjetet Sociale të Biznesit tuaj?

Në mënyrë që Rrjetet e tua Sociale të triumfojnë ju nuk keni nevojë vetëm për ndjekës, patjetër numrat e lartë janë gjithnjë të bukur, por ato nuk kan një impakt nëse nuk janë aktiv, ajo çfarë ka më tepër rëndësi për audiencën tuaj është kontenti që ju marketoni ndaj tyre dhe mbi të gjitha si ata reagojnë ndaj këtij të fundit.

Çfarë është Interaksioni i ndjekësve tuaj në Rrjete Sociale?

Interaksioni në Rrjete Sociale është matja e reagimeve që audienca juaj ka ndaj kontentit tuaj, kjo është shuma e like-eve, share-eve, komenteve por edhe e DM-eve. Ndjekësat aktiv janë pika më e rëndësishme e Prezencës tuaj Online dhe mbi të gjitha, nëse ju mund të tërhiqni vemendjen e tyre, qielli është limiti për klientët potencialë.

Ndjekësit aktiv mund t’i përfytyroni kështu, zëre se jeni ulur në një tavolinë me shumë njerëz dhe të gjithë interaksionojnë me të gjithë, flasin ndajnë mendime, opinione mbi një temë, të gjithë bashkëpunojnë dhe shijojnë kohën që kalojnë

Ndjekësit inaktiv janë e kundërta e asaj, është si të jesh në një tavolinë të madhe ku të gjithë jan në telefon apo duke bërë foto për rrjete sociale dhe askush nuk ndërvepron me ambientin rreth tyre duke e kthyer këtë në të mërzitshëm

Si të rrisim ndërveprimin e ndjekësve në Rrjete Sociale?

Sa herë që ne na pyesin për këtë, ne kemi gjithnjë të njëjtën përgjigje “jepini njerëzve atë që duan të shohin!”. Tingëllon e lehtë apo jo? Epo që të jemi të sinqertë nuk është edhe aq. Ajo çka ju duhet të bëni është të bëni pyetjet e duhura. Pra, le të themi se ju jeni në klinikë dentare, si do ta bëni audiencën tuaj të ndërveprojë me ju? Si do t’i bëni ata të ndihen pjesë e Biznesit tuaj? Si mundet audienca juaj të shijojë kontentin tuaj? Le të bëjmë një pyetje tjetër edhe më të vështirë, pse do ta ndiqnit ju vetë një klinikë dentare në rrjete sociale?

Mënyra sesi ju mund të përmirësoni Prezencë tuaj në Rrjetet Sociale është të përpiqeni t’i shihni gjërat nga prespektiva e ndjekësve. Kontenti është mënyra më e mirë për të marketuar punën tuaj, çfarë ju tregoni është aftësia juaj nëpërmjet pacientit që ju jeni duke punuar dhe ju përpiqeni ta diversifikoni përmbajtjen e postimeve për të mos u bërë i parashikueshëm dhe i mërzitshëm për audiencën.

Pra, klinka dentare, çfarë mund të postojnë? Foto para dhe pas trajtimit, ku mund të tregoni progresin, një miksim buzëqeshjes që ata vetë kan krijuar, disa fakte interesante mbi kondicionet dhe sëmundjet e gojës, të cilat janë informuese për audiencën dhe i ndihmon ata të rrisin njohuritë mbi shëndetin oral, punime artistike kreative etj.

Klinika dentare është një shembull për ta bërë këtë artikull më të lehtë per tu kuptuar me nje shembull konkret, ju ndërtoni kontentin tuaj në një mënyrë e cila transmeton mesazhin që Biznesi juaj do të përcjellë, është mjaftueshëm interesant për audiencën tuaj dhe mbi të gjitha, është e kënaqshme për tu ndjekur.

Kjo është ajo që e bën Prezencën në Rrjete Sociale më të mirë, reklamimi i asaj që ju bëni në një mënyrë më kreative, tërheqëse e cila i bën njerëzit të presin për postimet e tua, i bën të ndihen pjesë e Biznesit tuaj, i lidh ata me ju dhe ata ndihen pjesë e një komuniteti.

 

Si mund të formojmë një strategji për të rritur Ndërveprimin?

Nuk mundesh thjesht të veprosh mbi intuitë gjatë gjithë kohës dhe pret të kesh nje impakt të konsiderueshëm mbi audiencën, ju duhet të keni një strategji të formuar, në mënyrë që Biznesi juaj të mbaj të njejtin nivel ndërveprimi apo ta përmirësojë atë.

Siç ne përmendëm më lart, nuk ka një formulë magjike e cila aplikohet në çdo Biznes, gjithësecili prej tyre duhet të gjejë rrugën e tyre, por meqë shembulli ynë ishte klinka dentare, le të qëndrojmë me të.

Në Rrjete Sociale, në Instagram për shembull, ju keni një opsion ku mund të Pyesni audiencën tuaj mbi një temë të gjerë për shembull “Çfarë problemesh dentale keni? Doktori do të jetë me ju për t’iu kthyer përgjigje”. Kjo është një metodë efektive për të rritur Ndërveprimin, pasi audienca juaj do ta shohë, ata do të duan të dinë më tëper informacion, pasi ata ju njohin dhe kan besim tek ju, pasi ata janë ndjekësit tuaj dhe ju mund t’iu përgjigjeni atyre në kohën tuaj dhe të ndani përgjigjet me publikun, duke e bërë të qartë që ju intereson audienca juaj dhe se ata mund t’iu arrijnë në një nivel personal, i jep Rrjeteve Sociale një zë që çdo Biznes ka nevojë, e portretizoni veten tuaj si më human dhe lidheni më tepër me audiencën tuaj. Ose ju mund të merrni mendimin e tyre se çfarë postimesh ata duan të shohin më tepër, çfarë ju duket atyre më e kënaqshme etj.

Mund të krijoni polls (votime) për të marrë opinionin e audiencës tuaj mbi një temë specifike.

Ju mund të fokusoheni edhe tek feedback-u (përshtypjet e publikut), ju mund të fokusoheni tek vetë pacientët tuaj, mund të dokumentoni udhëtimin e tyre nga dita e parë që ata kan hyrë në klinikën tuaj dhe gjatë procesit që ata kujdesen për shëndetin oral, audienca juaj mund të shohi interaksionin që ju keni me pacientët tuaj dhe ata krijojnë një ide sesi është të punoni me ju.

Njihni audiencën tuaj.

Duke marrë këtë udhëtim, për përmirësimin e Prezencës në Rrjetet Sociale, ju do të kuptoni më mirë audiencën tuaj, nevojat e tyre, çfarë atyre ju pëlqen dhe çfarë jo. Ju do të kuptoni se cili lloj kontenti funksionon më mirë me ta, do të kuptoni atë që ata duan të dëgjojnë, atë që ata duan të shohin gjatë ditës dhe që do t’i bëj ata të ndërveprojnë me kontentin tuaj. Ju do të njihni ata tek të cilët do të reklamoni punën tuaj, kur duhet postuar dhe çfarë postimi definon zërin e Biznesit tuaj.

Mendo jashtë kutisë.

Ju duhet të shihni më larg se feed-i (profili i postimeve) juaj kur dëshironi të përmirësoni Prezencën Online të Biznesit tuaj. Marrja e shum like, share dhe komente është gjithnjë mirë, por ajo që ka më tepër rëndësi është biseda direkte me klientët potencial dhe aktual, profilet tërheqës do të ngjallin interes tek klientët potencial, do të interesohen për produktet, por mënyra sesi ju komunikoni me ta është ajo që e kthen një klient potencial, në një klient.

Rrjetet Sociale janë mjaft të rëndësishme për çdo Biznes, ka të bëj me faktin që ju tregoni më tepër sesa thjesht popularitet online, është një përfaqësim i asaj që Biznesi juaj qëndron, çfarë pozicioni okupon ai në market dhe mbi të gjitha përfaqëson karakterin që Biznesi juaj ka inkorporuar online.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts