Nouvique Tech Blog

Pse çdo Biznes duhet të aplikojë Marketingun Strategjik!

Me sezonin e verës të lënë pas dhe bateritë e të gjithëve të karikuara, është ajo kohë e vitit sërish, ku Bizneset kërkojnë të shtypin butonin “Restart” dhe të nisin sezonin e ri të punës. Bizneset janë gjithnjë në kërkim të metodave për të diferencuar veten e tyre nga Bizneset e tjera kompetitore, ata kërkojnë një formulë fituese, diçka që do t’i ngjisi ato më lart në hierarkinë e Bizneseve.

 

Si mund të dallojnë Bizneset nga kompeticioni?!

Marketingu Strategjik është përgjigja, ndihmon Bizneset të dallojnë nga kompeticioni duke shfrytëzuar pikat e tyre më të forta për të ofruar shërbim më të mirë dhe vlerë ndaj klientëve. Tingëllon e lehtë, por duhet goxha më tepër se të qënurit kreativ në fushatat e marketingut.

Të njohësh kapacitetet e Biznesit dhe të identifikosh objektivat e tij, audiencën e targetuar dhe ambientin kompetitiv, përdorimi i Marketingut Strategjik do të ndihmojë të maksimizojë diferencën pozitive të Biznesit tuaj mbi kompeticionin, në sytë e marketit të targetuar (në pikëpamjen e Konsumatorit).

 

Si të nisësh një fushatë Marketingu Strategjik?

Ju mund të nisni duke ju përgjigjur 3 pyetjeve të rëndësishme…

 

Ku të konkurojmë?  

Bizneset duhet të dinë se në cilën market ata duhet të konkurojnë, sigurisht në bazë të shërbimeve dhe produkteve të tyre. Një analizë SWOT ( Fuqitë, Dobësitë, Munësitë dhe Rreziqet) i ndihmon Bizneset të kuptojnë më mirë pozicionin e tyre. 

Si të konkurojnë?

Duke njohur marketin, ju do të njihni dhe kompeticionin. Duke studiuar kompeticionin dhe mënyrën sesi ata operojnë, ju do të kuptoni se si ata konkurojnë, në këtë mënyrë ju mund të krijoni një plan tuajin sesi të konkuroni me ta dhe të arrini rezultate më të mira.

Kur të konkuroji?

Një prej elementeve më të rëndësishëm të Marketingut, është koha, Fushatat e Marketingut tuaj mund të jenë shumë të suksesshme nëse ju i implementoni ato në kohën e duhur, por në të njëjtën kohë Fushatat e Marketingut tuaj mund të jenë të mrekullueshme, por implementimi i tyre në kohën e gabuar mund të mos sjellë rezultatin që ju dëshironi. Njësoj si shprehja cliché “në vendin e duhur në kohën e duhur”, kjo është diçka e ngjashme me të.

Pasi këtyre tre pyetjeve ju është dhënë përgjigje, mund të nisim të implementojmë planifikimin e Strategjisë.

 

Pse është Planifikimi Strategjik i rëndësishëm?

Planifikimi Strategjik është i rëndësishëm, pasi na ndihmon të kuptojmë më mirë pozicionin e Biznesit tonë në moment, performancën, resurset që ka në dispozicion, diferencat me Bizneset e tjera dhe na ndihmon të formulojmë një plan më të mirë dhe të detajuar për marketingun që do të bëjmë në vazhdim.

Marketingu Strategjik ndihmon Bizneset të kenë më tepër njohuri rreth shërbimeve që duhet të ofrojnë, produkteve që duhet të krijojnë, të cilat do të japin fitimet më të mëdhaja për Biznesin. Kjo vjen, pasi Planifikimi Strategjik konsisten në studimin e Marketit para konkurimit, që do të thotë se ju jeni të njohur me strategjitë dhe trendet e tij që më parë. Ju ecni përpara duke planifikuar çdo gjë nga pikëpamja konsumatore, me këtë si fokusi juaj primar ju mund të ofroni produkte dhe shërbime optimale për consumatorët.

 

Benefitet e Planifikimit Strategjik

Gjeni vendin e duhur për Biznesin tuaj në Market – Kuptoni marketin që Biznesi juaj i përket, pozicionin që okupon dhe studioni kompetitorët tuaj, ju do të gjeni vendin e duhur për Biznesin tuaj, produktet dhe shërbimet tuaja.

Njohje – Duke studiuar marketin, ju do të kuptoni më mirë klientët ata aktual dhe potencial më mirë, në këtë mënyrë ju kuptoni cilën audiencë të targetoni më mirë dhe ju mund të lidheni në një nivel më personal me ta. Gjeneron më tepër klientë, duke njohur audiencën tuaj më mirë.

Përdorim më i mirë i resurseve – Planifikimi Strategjik ju ndihmon të përdorni resurset tuaja më mirë, kohën, paranë, talentin, etj.

Të ardhura – Kur flitet për Biznes, gjithnjë fokusi i parë është profiti. A mund t’iu sjellë plani i marketingut më tepër profit? Po, mundet! Duke rritur numrin e blerësve potencial.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts