Nouvique Tech Blog

Strategjia dhe Pozicionimi i Biznesit

Shumica e njerëzve mendojnë se të krijosh një Logo tërheqëse, një Slogan tingëllues dhe disa idera të mira ke formuluar një Strategji Biznesi, por jo. Strategjia e Biznesit është gjithçka klienti dhe klienti potencial eksperiencon kur interakton me kompaninë, produktin apo shërbimin.

Identifikimi i disa pikave të rëndësishme dhe krijimi i një axhende nuk jan mjaftueshëm, ju duhet të kuptoni problemin përpara se të jepni zgjidhjen e duhur, sa më i detajuar të jetë plani strategjik, aq më të lehtë e keni ta ekzekutoni.

 

Duhet të kuptohet, se çfarë përmban procesi i krijimit të Strategjisë së Biznesit.

Strategjia e Biznesit është një proces, ku definohet ajo për çka qëndron Biznesi, çfarë ju ofron klientëve dhe personaliteti që do të tregoj Binzesi juaj nëpërmjet marketingut.

 

Si mund të krijojmë një Strategji Biznesi të suksesshme?

 

Si fillim, Krijoni mesazhin e duhur. Të gjithëve na pëlqen një histori e mirë, sidomos ato që kanë ndikim emocional. Klientët duan të jenë pjesë e një procesi ku ata janë të përfshirë emocionalisht, një histori që ata nuk do ta harrojnë, e lehtë për tu kujtuar dhe mbi të gjitha, ata të lidhen me atë histori.

 

Definimi i Biznesit dhe qëlllimit.

Definimi i Biznesit është procesi i njohjes me ekzistencën e Biznesin, qëllimin që ka dhe identitetin (atë për të cilën qëndron).

Definimi i Biznesit, kërkon të pyesësh pyetjet e duhura.

  • Çfatë ofrojmë?
  • Cilët janë klientët tanë?
  • Njohja e kompeticionit.
  • Histori e Biznesit.
  • Çfarë ndjejnë klientët tanë?
  • Cili është personaliteti i Biznesit tonë.

Të bësh pyetjet e përmendura më lartë, do të definoj Pozicionin e Biznesit tuaj gjithashtu, ju do të dini se çfarë hapësire Biznesi juaj okupon në market dhe të identifikoni kompetitorët tuaj dhe të masni progresin tuaj, më pas ju mund të krijoni elementët e marketingut për të komunikuar historinë e Biznesit tuaj. Elementë si logo, kolorët, fontet e shkrimit, sloganët, mesazhi etj.

Studimi i Marketit.

Pasi ju keni definuar Strategjinë e Biznesit tuaj, ju mund të nisni të fushatat tuaja të marketingut. Por përpara se një Biznes nis marketingun duhet të studiojë marketin që ai ka targetuar të reklamohet.

Ky studim, do t’iu ndihmojë të kuptoni audiencën tuaj dhe si të tërhiqni vëmendjen e tyre, është shumë e rëndësishme për të aplikuar Strategjinë tuaj të Marketingut në mënyrë të suksesshme. Gjatë kohës që jeni duke studiuar marketin, ju duhet të krijoni një klient ideal. Ky klient ideal është një person, i cili do të blejë gjithnjë tek produkt apo shërbim tek ju. Kjo ju ndihmon të krijoni një referencë të klientëve që ju do të doni të targetoni në marketingun tuaj. Ju do të lidheni me klientin tuaj, në mënyrë që të keni impakt emocional tek ky i fundit.

Kjo është arsye përse ju duhet të dini të dhënat demografike që këta klientë kanë, moshën, gjininë, shkollimi, zgjedhja e karrierës, aktivitetet ditore, interesat e blerjeve etj.

Në këtë mënyrë ju kuptoni klientët dhe mbi të gjitha udhëtimin e një konsumatori për tu bërë klienti juaj. Si ata informohen për egzistencën e Biznesit tuaj, si ata lidhen me të, çfarë interesi kan mbi produktet tuaja, si ata nuk i pëlqejnë disa produkte, si janë besnik ndaj Biznesit tuaj dhe rikthehen të bëjnë Biznes me ju.

 

Targetoni audiencën.

Një prej proceseve më të rëndësishme në studimin e marketit është targetimi i audiencës. Duke ditur kush është i interesuar në produktet dhe shërbimet tuaja dhe duke i arritur ata si fizikisht si në botën dixhitale, ju do të kuptoni se çfarë audienca juaj pëlqen, ku ata konektohen me ju, a blenë online? A ju pëlqen të blënë në dyqanin fizik?

Ju gjithashtu duhet të dini vendndodhjen e audiencës tuaj, pasi ajo do t’iu ofrojë më tëpër informacion në fushatat e marketingut. Ju do të ndryshoni produktet tuaja sipas audiencës tuaj. Ju nuk duhet të gjeni një audiencë për produktet tuaja, ju duhet të gjeni produktet e duhura për audiencën tuaj.

 

 

 

 

Bëhuni kreativ

Pasi të keni vendosur Strategjinë e Biznesit dhe Pozicionimin, bashkë me studimin e audiencës në një nivel të thellë, ju duhet të gjeni mënyra për të marketuar kontentin tuaj dhe të ndani Mesazhin që Biznesi juaj përcjell. Kjo është momenti ku të qënurit kreativ, ju diferencon nga kompetitorët e tjerë, logo design, website, rrjetet sociale, kontenti, bloget, fushatat e marketingut, fotografia dhe videografia profesionale.

Të qenurit kreativ, do të bëj të mundur që audienca juaj të mbaj mënd Biznesin tuaj dhe të arrij ta dallojë atë nga të tjerët. Ju nuk kemi pse investoni shumë për të marketuar vlerat e Biznesit tuaj, pasi ato njihen tanimë.

Me kalimin e kohës ju mund të keni nevojë që të bëni ndryshime në Biznesin tuaj, të ridizenjoni elementet e marketingut, por nëse ju jeni kreativ, nuk do të jetë problem për ju.

Dalloni nga kompeticioni.

Është mjaft e rëndësishme që gjatë kohës që ju studioni marketin, ju të studioni edhe kompeticionin. Duke ditur çfarë ju diferencon ju nga kompeticioni juaj është mjaft e rëndësishme dhe është pikërisht ajo që ju do të fokusoheni gjatë fushatave të marketingut.

Ne nuk duam të marketojmë të njëjtat gjëra për të gjithë dhe të transmetojmë të njëjtin mesazh si gjithë të tjerët, ne duam të jemi unik dhe duke qenë unik, klienti zgjedh Biznesin tuaj mbi kompeticionin tuaj.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts