Nouvique Tech Blog

Sjellja konsumatore, çfarë është? Pse është e rëndësishme?

Kompanitë e mëdha si “Apple”, “Nike” investojnë miliona dhe biliona dollarë çdo vit për të studiuar sjelljen konsumatore, ata duan të dinë çdo gjë lidhur me konsumatorin, çfarë i bën ata të blenë, çfarë influencon vendimin e tyre, si ndihet konsumatori para, gjatë dhe pas blerjes. Ndoshta gjëja e parë që ju po mendoni kur po lexoni këtë, është “Po unë nuk jam një kompani e madhe si Apple apo Nike”, e cila mund të jetë e vërtetë, por vlera që Sjellja konsumatore ka për Binzesin tuaj është po aq e madhe dhe nuk determinohet nga të ardhurat tuaja vjetore.

 

Çfarë është Sjellja Konsumatore?

Sjellja konsumatore është bashkësia e veprimeve, proceseve të vendimeve dhe paternat e sjelljes që konsumatori ndjek para se të kryej një blerje. Sjellja konsumatore nis kur konsumatori bëhet i vetëdijshëm për një dëshirë apo nevojë dhe më pas kryen procesin e blerjes.

 

Pse është Sjellja Konsumatore e rëndësishme? Pse duhet Bizneset ta studiojnë?

 

Me mënyrën sesi Bizneset Online janë duke u zhvilluar, Bizneset nuk shesin më vetëm lokalisht, por ata shesin online për klientë në mbarë botën. Sot e kësaj dite ju nuk e keni mundësinë të takoni përballë çdo klient, ska rëndësi nëse shisni produkt apo shërbim, shumica e klientëve blenë online dhe është e vështirë që Biznesi të përcaktoj sjelljen e klientëve pa i takuar ata, prandaj ky studim është një nesesitet.

Ju duhet të studioni sjelljen konsumatore, në këtë mënyrë ju keni një ide më të mirë sesi të krijoni, reklamoni dhe tregtoni produktet apo shërbimet tuaja në mënyrë efektive. Bizneset fokusohen në të dhënat që ata marrin, sa më tepër të dhëna të keni, aq më mirë merrni vendime dhe më tepër kuptoni sesi sillen konsumatorët.

Duke marë në konsideratë produktin apo shërbimin që ju po reklamoni, ju duhet të targetoni një market specifik dhe një grup specifik. Duke identifikuar marketin dhe klientët potencial, ju mund të nisni të mblidhni informacion, duke kërkuar dhe studiuar, iluminoheni me ide sesi mund të reklamoni në një mënyrë që do të ngjalli sa më tepër interest tek klienti.

 

Çfarë impakti ka Sjellja Konsumatore në Marketing dhe çfarë roli luan ajo?

 

Mënyra sesi Klientët reagojnë kur një material reklamohet definon Sjelljen Konsumatore në Marketing. Për shembull, ky postim që ju po lexoni, si reagoni ju ndaj ti? Është diçka që ju informon? A ju pëlqen ta lexoni? A ju benefiton? Koha e harxhuar duke lexuar këtë post është e shpenzuar mirë? A do ta ndanit me një mik? A do ta lexoni deri në fund? Nëse ne mund të arrijmë të kuptojmë veprimet tuaja para se të ndodhin, ne kemi bërë një kërkim të suksesshëm mbi Sjelljen Konsumatore.

Të drejtosh një Biznes kërkon marketing dhe reklamim të vazhdueshëm, por ju mund të marketoni Biznesin tuaj çdo ditë, duke harxhuar goxha kohë dhe fuqi duke e bërë këtë dhe ndihet si punë e lodhshme dhe është vertëtë, por kjo nuk do të funksionojë apo t’iu sjellë rezultatet e duhura, nëse ju nuk targetoni dhe studioni marketin.

Mbledhja e informacioneve mbi Sjelljen Konsumatore, do tju vendosi në një pozitë më të mirë, për të krijuar material marketingu, copyright më të mirë, design më të mirë, selektim më të mirë të produkteve dhe do tju ndihmojnë të lidheni në një nivel më të lartë me klientët tuaj.

Materiali i marketingut, duhet të jetë në një linjë me nevojat e klientëve tuaj, kjo është arsyeja që ju nevojitet të mblidhni informacion, studioni dhe të adaptoheni.

 

Klienti

Studimi i Sjelljes Konsumatore, ka në qendër Klientin, duke ditur sesi Klientët tuaj mendojnë, ju mund të parashikoni veprimet e tyre dhe duke njohur më tëpër rreth tyre, ju mund të bëni pyetjet e duhura dhe t’iu lindin ide novative sesi të tërhiqni vemendjen e tyre dhe ta ktheni atë vëmendje në një proces blerje i cili përkthehet në profit për Biznesin tuaj.

Ju nuk mund të detyroni dike të bashkëpunoj me ju, të blejë produktet tuaja, të vizitoj dyqanin tuaj, të vizitoj Website-in tuaj, të pëlqej apo të ndaj postimet tuaja, ajo që ju mund të bëni është të përpiqeni dhe të kuptoni çfarë atyre u pëlqen, çfarë i intereson dhe të prodhoni kontent, produkte, shërbime të cilat tërheqin vëmendjen e tyre dhe që mbi të gjitha ju interesojnë. Ne besojmë se pyetje duhur që çdo Biznes duhet të bëj është “Çfarë influencon veprimet e Konsumatorit?”

 

Mendimi i Konsumatorëve

Psikologjia e Konsumatorit është ajo që influencon veprimet e Konsumatorit përpara, gjatë dhe pas blerjes. Varet nga koha, mënyra sesi ata ndihen. Për shembull, le të themi se ju jeni në një moment të vështirë të jetës tuaj, po mendoni për të ndërruar karrierë, apo ndoshta ju keni probleme të organizoni ditën tuaj, miqësitë, relatat personale dhe ndaloni përpara një librarie e cila ka një libër i cili titullohet “Si të organizoni më mirë jetën tuaj”, a sigurtë që ju do t’iu tërheqi vëmendjen.

Ose le të supozojmë se ju jeni të stresuar nga gjërat që po ndodhin në jetën tuaj dhe ju ndaloni përpara një pasticerie dhe shikoni disa ëmbëlsira të cilat duken goxha të shijshme, ju mund të blini një, ose disa. Si thonë? Lumturia buron nga stomaku.

Por mund edhe të ndodhi komplet ndryshe, disa herë njerëzit kur gjenden në një gjendje kaotike, zbulojnë passione të fshehura dhe ata mund të inspirohen të bëjnë ngjitje malesh dhe shkojnë në një dyqan i cili shet pajisje për hiking, ata do të kenë benefitin t’iu ken ju si klient.

Personaliteti i Konsumatorit

Ne si human, kemi sisteme vlerash dhe jetojmë me to, me to interpretojmë botën rreth nesh, ne kemi aktivitete prej të cilave jemi të tërhequr prej tyre, gjëra që ne nuk i pëlqejne, sisteme besimi. A jeni tërhequr ndonjëherë automatikisht nga një produkt? Ndoshta nga paketimi? Logoja? Transmetoi diçka tej ju? A keni ndjerë ndonjëhere empati për një brand të caktuar?

 

Ka kompani të cilat deklarojnë se një pjesë të mirë të profiteve të tyre i ofrojnë për bamirësi, ose suportojnë ndonjë çështje siç edhe ju suportoni dhe ata përdorin Biznesin e tyre për të suportuar këtë çështje. Ju jeni më të tërhequr nga ajo kompani

Ka disa kompani të cilat janë karizmatike, përdorin humorin, apo ndajnë të njëjtat besime dhe pikëpamje politike. Si një konsumator ju jeni më tepër i tërhequr për të blerë nga këto kompani.

Ju përmirësoni marketingun tuaj pasi ju kuptoni këto aspekte të Sjelljes Konsumatore. Ka njerëz të cilët do ta pëlqejnë kompaninë tuaj, ka edhe njerëz të cilët nuk do të tërhiqen prej ksaj aq shumë, është komplet normale, ajo që ju intereson ju, është cilët e pëlqejnë kompaninë tuaj, në këtë mënyrë ju bëni të mundur që këta të fundit të marrin vëmendjen e marketingut dhe mesazhit që ju dëshironi të përcillni.

 

Mbledhje e informacionve.

 

Sjellja konsumatore është një proces i vazhdueshëm të cilin, kompanitë duhet ta kenë në fokus, sa më tepër njohuri të keni mbi Sjelljen Konsumatore, aq më të lehtë e keni të përshtateni dhe të drejtoni fushata marketingu të suksesshme dhe mbi të gjitha të merrni rezultate.

 

Si mund të mbledhësh informacion?

 

Ka disa mënyra për të kuptuar sesi audienca juaj reagon ndaj kontentit tuaj, ne do të bëjmë një listë me disa mënyra sesi ju mund ta arrini këtë.

 

Feedback (Pështypjet e klientëve) – Mënyra sesi klientët tuaj ndihen pas blerjes së produktit apo shërbimit nga kompania juaj quhet feedback (Përshtypjet). Të pyesni klientit sesi ndihet pas blerjes së produktit apo shërbimit tuaj, ju dërgon atyre një mesazh të qartë se ju nuk jeni të interesuar vetëm në vlerën monetare, por mbi të gjitha mbi Kënaqësinë Konsumatore, i bën ata të ndihen special dhe i bën të ndihen të respektuar si klientë.

Pyetësorët – Diçka që ne sygjerojnë shpesh në shumë kompani me të cilat punojmë, është krijimi dhe ndjekja e Pyetësorëve. Pyetësorët janë dokumenta të cilat përbajnë disa pyetje për të treguar opinionin Klientët tuaj mbi aktivitetet e Biznesit tuaj. Ju tregoni se opinioni i tyre është i rëndësishëm për ju, kjo do t’iu ndihmojë në Besnikërinë Konsumatore, pasi Klienti e di se kompania që ai po zgjedh i kushton rëndësi nevojave dhe iderave të tij.

Grupe të fokusuara – Mbledhja e disa personave të ndryshëm nga mosha,seksi, nacionaliteti, besimi në një dhomë apo në një konferencë dixhitale ku ata mund të ndajnë iderat dhe mendimet e tyre mbi produktet tuaja, shërbimet apo dhe kompaninë tuaja. Kjo do t’iu ofrojë prespektiva të ndryshme mbi të cilat ju mund të reflektoni ndryshimet.

 

Google analytics – Të dhënat e Website-it tuaj janë mjaft të rëndësishme, ato ju ofrojnë informacion të detajuar sesi Biznesi juaj performon online, audienca, vendndodhja, burimi i vizitave, grupet e audiencave etj.

 

Të dhënat nga Rrjetet Sociale – Rrjetet Sociale ofrojnë të dhëna të detajuara për Profilet e Biznesit, më tepër njerëz janë aktiv në Rrjete Sociale çdo ditë, Bizneset janë duke kryer fushata marketingu, të gjithë jetojmë në një Botë Dixhitale tani dhe mënyra sesi njerëzit konektohen me kontentin tuaj dhe veprimet që ata marrin, ju ofrojnë një ide të qartë në atë që i pëlqen apo jo atyre.

Nëse postimi që po lexoni ju pëlqen, mund ta ndani me miqtë tuaj.

Nëse jeni të interesuar në të tjera tema nga Blogu ynë, shikoni postimet e fundit.

Recent Posts