Nouvique Tech Blog

Email Marketing, Çfarë është? Pse duhet ta përdorin të gjithë.

Sot e kësaj dite, ka disa mënyra për të reklamuar Biznesin, promovimi i tij nëpërmjet email-it, quhet Email Marketing. Ju mund tëpërdorni email-et për të reklamuar Biznesin duke i bërë njërëzit me dije për egzistencën e Biznesit, promovimit të një produkti të ri, njoftime rreth uljeve dhe shërbimeve të tjera. Është një mënyrë për të mbajtur audiencën tuaj të azhornuar vazhdimisht mbi lajmet e reja mbi Biznesin tuaj, mund edhe ta shfrytëzoni si mundësi për t’i njohur më në thellësi me Biznesin tuaj, çfarë ofroni, historikun, kontentin.

Email-i i parë është dërguar në 1971, nga një inxhiner kompjuterash i quajtur Ray Tomlison. Mesazhi që ky i fundit dërgoi ishin një varg numerash dhe shkronjash, por ishte nisja e një epoke të re komunikimi. Tomlison ishte personi që i prezantoi adresat e email-it me simbolin “@”.

Në 1978, një menaxher marketingu u quajtur Gary Thuerk përdori këtë metodë të re komunikimi direkt për të dërguar email-in e parë komercial për t’i njohur njerëzit me një produkt të ri. Email-i i tij u dërgua vetëm në 400 adresa, por rezultoi në 13 milion dollarë në shitje.

Email-i është një mjet marketingu i mirë, pasi kërkon që marrësi të ndërmarrë aksion, email-i do të qëndrojë në inbox-in tuaj derisa të hapet, fshihet apo të arkivohet. Pra, sidoqoftë, marrësi do të reagojë ndaj email-it, por mbi të gjitha Email Marketing është mjaft eficient në kosto.

Email-et ju ndihmojnë të ndërtoni një mardhënie me audiencën tuaj, ato ju ndihmojnë të direktoni trafikun e gjeneruar në Blog, Rrjete Sociale, apo ku ju dëshironi që këta të fundit të drejtohen. Ju mund të ndërtoni fushata marketingu me email-e në një mënyrë që t’iu shfaqen njerëzve që janë të interesuar për atë që ju do të tregoni.

Ne do të listojmë disa nga benefitet e Email Marketingut që ju mund t’i ofroni Biznesin tuaj.

 

1. Krijoni dhe Ndani Kontent të Personalizuar.

Publikimi i email-eve të personalizuara vetëm ndaj ndjekësve që plotësojnë kritere të caktuara, ju ndihmon të targetoni një audiencë e cila do t’iu sjellë rezultate. Email-et mund të personalizohen nga aspekti i kontentit dhe mund të menaxhohen me thjeshtësi që të dërgohen vetem tek ajo audiencë që ju mendoni se do të jetë më tepër e interesuar për ta parë. Për shembull, nëse ju doni të dërgoni një email për një audiencë lokale, do t’iu shfaqet vetëm asaj audience që jeton në atë zonë. Nëse keni një shitje, atëhere do të targetohet një audiencë e cila ka treguar interes mbi atë fushë specifike.

Nëse ju mund të mblidhni infromacion nga ndjekësit tuaj, segmentimi i Email-it do të punoj perfekt për ju. Metoda e vjetër e të dërguarti email-in e njëjtë të gjithëve, jo të personalizuar, nuk funksionon më dhe rezultatet e saj të krahasuara me segmentimin e email-it flasin vetë.

Ju duhet të dërgoni mesazhin e duhur, ndaj audiencës së duhur.

 

 

2. Mbledhja e informacioneve.

Eksperienca konsumatore është mjaft e rëndësishme kur flitet për Email Marketing, nëse ju jeni duke kërkuar që marrësit të ndërveprojnë vazhdimisht me Biznesin tuaj, ju duhet të shihni me vëmendje informacionet e brendshme të cilat ja u mundëson fushata e marketingut me email.

Ju mund të dërgoni pyetësor ndaj ndjekësve tuaj për të marrë opinionin e tyre. Kjo mund t’iu ndihmojë të keni një strategji më të mirë drejt ndjekësve tuaj.

 

3. Përmirëson komunikimin me Klientët tuaj.

Komunikimi me klientët tuaj është shumë i rëndësishëm, audienca ndjen sikur mund të flasin me ju, ata ndërveprojnë me ju dhe kjo reflektohet tek besnikëria ndaj Biznesit tuaj.

Si Konsumatorë, ne duam të ndihemi të veçantë dhe kur një Biznes përpiqet të komunikojë me audiencën kjo prodhon emocion pozitiv dhe kjo do të benefitojë Biznesin tuaj. Mendojeni pak, le të supozojmë se ju keni një Biznes të cilin e pëlqeni dhe jeni Klient i rregullt, ju merrni një email prej tyre, çfarë lloji emocioni përjetoni? Ndiheni i bezdisur si kur ju dërgohen email-e nga firmat e tjera çdo javë? Apo jeni Kurioz të shihni çfarë përmban email-i dhe ju mund të njiheni me të rejat?

Azhornimi i vazhdueshëm i audiencës tuaj ju nidhmon të ndërtoni një mardhënie më të fortë me Klientelën tuaj dhe qoftë kur janë festa, apo ditë tjetër normale e punës, Klientët tuaj ndërveprojnë me Biznesin tuaj.

 

4. Gjeneron trafik.

Biznesi juaj ofron Produkte dhe Shërbime të kualitetit të lartë, si i ekspozoni ato? Me shumë mundësi ju i nisni një email.

Duke i kontaktuar njerëzit me email, ju gjeneroni trafik dhe ju mund ta drejtoni atë në Website dhe përmirësoni SEO-n, ose në Rrjetet Sociale dhe mund të ndërveproni me ta në një nivel më personal.

Dërgimi i email-eve është një mënyrë tepër efektive për të gjeneruar trafik.

 

5. Arrini një audiencë Globale

Çfarë platforme mund të përdorni për të promovuar Biznesin tuaj në një nivel Gloval? Çfarë platforme i jep mundësinë Biznesit tuaj të ndaj mesazhin në mijëra njerëz në mbarë botën? Email marketing.

Shumë prej ju mund të argumentoni se Rrjetet Sociale japin të njëjtin efekt dhe sigurisht, Rrjetet Sociale mund t’iu japin atë ndihmë, por ju nuk mund të shihni kush egzaktësisht po e lexon kontentin tuaj.

 

 

 

 

6. Impact i menjëhershëm

Biznesi mund të nisi të shohi rezultatet e Email Marketing në pak minuta pas dërgimit. Varet nga lloji i kontentit që email-i përmban, do tu japi marrësve një sens nxitimi për të ndërmarrë aksion, ndërkoh që metodat tradicionale të marketingut si printimet apo tabelat e reklamave do t’i duhet më tepër kohë.

 

7. Rrije e shitjeve

Targetimi i një audience specifike, ndarja e një mesazhi promocional do të afektojë vendimin blerës të marrësit. Jo vetëm që ju jeni duke përdorur një mjet efektiv marketingu, por ju mund të keni një rritje të shitjeve gjithashtu.

Bizneset që kanë adoptuar Email Marketing, kanë patur një impakt goxha të madh mbi shitjet. Fushatat e marketingut me email ju ndihmojnë të inkoporoni mesazhet për të influencuar vendimin e blerjes.

 

8. E lehtë për tu kuptuar, menaxhuar.

Email marketing ju ofron shumë informacione të detajuara, që e bën më të lehtë për ju të kuptoni çfarë jeni duke bër gabim dhe ku mund të përmirësoheni. Ju keni mundësinë të shihni cilat email-e janë lexuar, sa herë dhe cilat nuk janë hapur, duke e bërë më të lehtë të kuptoni sesi po performon fushata juaj dhe çfarë ju mund të bëni për ta përmirësuar.

 

9. E lehtë për tu ndarë

Nëse audienca juaj pëlqen kontentin tuaj, ai mund të ndahet në pak sekonda vetëm me një klikim. Kjo mundëson mesazhin tuaj të ndahet në kontaktet dhe miqtë e tyre, e cila do të thotë më tepër ekspozim dhe përkthehet në më tepër shikime dhe trafik.

Bizneset janë duke e përdorur prej vitesh dhe është një prej metodave më efektive për të krijuar Njohje të Biznesit (Brand Awareness).

 

10. Kosto e ulët

Krijimi i fushatave të marketingut me kosto të ulët është qëllimi i çdo Biznesi. Marketingu ndërmjet Email-it ka kosto të ulëta krahasuar me metodat e tjera tradicionale të marketingut, ju nuk keni pse paguani për kosto printimi apo postimi për tabelat, revistat apo televizon. Ajo që ju nevojitet është një Copy Writter dhe një Arstist Grafik për të krijuar kontent për audiencën tuaj, por mund të realizohen edhe nga një person. Ju investoni në një software i cili automatikisht dërgon, ndjek dhe evaluon mijëra email-e, mund të shoqërohet me një kosto, por është më e ulët se sa kushton të promovohet nga kanalet e tjera të marketingut.

 

11. Jepni më tepër informacion të vlefshëm Klientëve tuaj.

Ka plot metoda marketingu, ajo që i diferencon ato nga njëra tjetra është vlera. Kjo është arsyja që Bizneset janë gjithnjë në kërkim të metodave për të ofruar më tepër informacion të vlefshëm ndaj klientëve të tyre, është ajo që i bën ata të kthehen sërish dhe ajo që diferencon Biznesin tuaj nga të tjerët.

Ju mund të ofroni cilësi edhe kur Klientët nuk blenë produkte apo shërbimet tuaja. Email marketing është një metodë mjaft efektive për të rritur numrin e klientëve besnik.

Dhënia e vazhdueshme e informacionit të vlefshëm drej audiencës tuaj, më tepër njerëz do të kushtojnë vëmendje dhe ju do të merrni një kthim nga investimi juaj.