Sot e kësaj dite, dëgjojmë njerëzit që përmendin Marketingun i Kontentit, por ne nuk e dimë se çfarë do të thotë ekzaktësisht, disa prej nesh supozojnë se është diçka e re, por e vërteta është që Marketingu nëpërmjet Kontentit, ka vite që ekziston është më i vjetër se vetë interneti. Marketingut i Kontentit tregon një histori, ne të gjithëve na pëlqen një tregim i mirë, kur ishim fëmijë ne luftonim me gjumin që të arrinim të dëgjonim historinë e plotë, gjeneron interes, prodhon emocion pozitiv dhe është efektiv.
“Marketingu i Konentit është procesi i krijimit dhe ndarjes së kontentit me vlerë, relevant dhe të vazhdueshëm për të tërhequr dhe mbajtur një audiencë të definuar”
Konentit është mënyra më efektive e kominikimit të informacionit të vlefshëm dhe relevant drejt ndjekësve tuaj për të kënaqur kërkesën konsumatore. Në vend që të valvisni broshura të dala prej mode të Produkteve dhe Shërbimeve tuaja dhe postera tradicional në fytyrën e tyre, ju krijoni dhe ndani kontent kualitativ. Ju tregoni copëza të punës tuaj të cilat janë të pëlqyeshme për tu parë dhe në të njëjtën kohë mjaftueshëm informative, që klientët e tjerë të jenë të interesuar mbi shërbimet tuaja. Ajo që Marketingu i Kontentit do t’iu japë, është një mundësi për të ndërtuar mardhënie afatgjata me audiencën tuaj, duke i dhëne kontent kualitativ, duke i dhënë mundësinë që të kalojnë kohë në faqen tuaj dhe vazhdimisht të jenë aty, sa ju ktheheni pjesë e ditës së tyre.
Kontenti është copëza më e rëndësishme e Marketingut, ky i fundit është i pamundur të ralizohet pa kontent të mirë. Kontenti kualitativ është pjesë e çdo forme marketingu:
Pse Marketingu i Kontentit është një prej metodave më efektive të Marketingut?
Që të kuptoni Marketingun e Kontentit, ju duhet të kuptoni si funksionon mendja e një Konsumatori. Konsumatorët kanë dëshirë të blenë produktin më të mirë për çmimin më të mirë, ata duan një produkt që të mos jetë shumë i përhapur, duan të jenë ndryshe, duan të ken shumë opsione, ju pëlqen të kërkojnë për mundësinë më të mirë.
Marketingu i Kontentit ju jep mundësinë që ju ti jepni klientëve tuaj pikërisht këtë, ju ndihmon të rrisni njohjen e Biznesit dhe jep informacion të vlefshëm për Klientit rreth Produkteve, Shërbimeve dhe Biznesit. Marketingu i Kontentit do të rrisi Biznesin tuaj, Klientët potencial do të gjejnë kontentit, do të shohin vlerën në të dhe do t’iu kontaktojnë, do të jenë të interesuar të punojnë me ju. E lini punën të flasë për ju, përpara se Klientët t’iu kontaktojnë, ata dinë çfarë ju ofroni, çfarë keni punuar, aftësitë tuaja, ata kanë parë portofolin e punimeve dhe dinë se çfarë mund të marrin nga një bashkëpunim me ju, puna juaj pas kësaj është të diskutoni detajet, firmosni një kontratë bashkëpunimi dhe nisni punën. Marketingu i Kontentit ndërton besueshmëri, kredibilitet përpara se ju të flisni me Klientin Potencial, në fjalë të tjera, e bën punën tuaj më të lehtë, pasi ju nuk ju nevojiten më taktika shitjesh, kontenti do e bëj punën për ju.
Kontenti që ju krijoni mund të distributohet në kanale të ndryshme dixhitale. Mënyra më e mirë për të reklamuar Biznesin tuaj është të bëni marketing multi-kanal. Duke nisur nga Website, Facebook, Instagram, LinkedIn, Pinterest, YouTube, SEO, PPC etj. Ju mund të krijoni kontent të cilin e përdorni për disa kanale dixhitale, për të reklamuar sa më tepër Biznesin tuaj.
Si mund të krijosh kontent me kualitet?
Kontenti juaj është aq i mirë sa ju do të donit ta lexonit. Ju mund të jeni kritikët më të mirë të punës tuaj, nëse kontenti që ju postoni është i mirë atëhere ju duhet të jeni të parët që e pëlqeni, lexoni, shikoni.