Nouvique Tech Blog

Çfarë është SEO? Pse është i rëndësishëm? Benefitet e tij.

Çfarë është SEO?

SEO qëndron për Search Engine Optimization, e përkthyer në shqip Optimizimi i motorrit të kërkimit, është procesi i rritjes së trafikut në Website-in tuaj dhe ekspozimi organik i Biznesit tuaj në mënyrë organike, pra të pa sponsorizuar. Ky proces fillmisht kërkon të studiohet marketi në të cilën Biznesi juaj do të operojë, të njihen konsumatorët, të njihet mënyra si ata kërkojnë, fjalët që përdorin, përgjigjet që ata kërkojnë, të kuptohet si motorrët e kërkimit përzgjedhin “Fjalët Kyçe”, të krijohet Website duke përdorur këto “Fjalë Kyçe” në avantazhin tuaj vazhdimisht për ta vendosur Biznesin tuaj në një pozitë më të mirë rankimi në Google, në këtë mënyrë ju mund të direktoni trafikun në Website-in tuaj, bëheni më Kredibël, solidifikoni vendin tuaj si një Biznes i besueshëm dhe autoritar në fushën ku ju operoni. ld.

Pse është i rëndësishëm SEO?

Sponsorizimiet do tju sjellin fitim me kalimin e kohës, por atyre ju nevojitet investim monetar i vazhdueshëm dhe rezultati që merrni në kthim nuk është në një raport të mirë, vetëm një përqindje e vogël e njerëzve që ju shfaqet një reklamë do të klikojnë mbi të, duke folur për eksperiencat tona, nëse ne arrijmë 80.000+ persona me një sponsorizim, më pak se 3% do klikojnë në të. SEO mbulon më tepër hapësirë dixhitale sesa PPC (Pay per click / Sponsorizimet e paguara), është një nga mjetet i cili, nëse kryhet në mënyrë korrekte, do tju sjellë fitime për një periudhë të gjatë kohe. Nëse krijoni kontent me kualitet i cili meriton të rankohet më lartë në hierarkinë e Google, trafiku do të rritet me kalimin e kohës, shikueshmëria gjithashtu dhe shancet që Vizitorët të konvertohen në Klientë do të rriten.

 

Kush janë elementët përbërës të SEO?


  • Fjalët Kyçe

“Fjalët kyçe” janë fjalë apo fraza të cilat njerëzit që navigojnë në internet, përdorin për të gjetur atë që ata kërkojnë. Për të patur një SEO efektive duke përdorur strategjine e fjalëve kyçe ju duhet të kryeni një studim të tërthortë, të zgjidhni me kujdes çfarë do të përdorni si kontent në mënyrë që të gjeneroni rezultate.

Le të marrim një shembull, le të supozojmë se ju jeni në kërkim të një Angjesie Marketingu për të krijuar një Website për Biznesin tuaj.

Rezultatet e kërkimit tregojnë se njerëzit kërkojnë fraza të ndryshme për këtë, ata mund të nisim me fjalë si “Website”, “Krijo Website”, apo “Krijim Website Tiranë”, këtu futet një tjetër fjalë, emri i qytetit, ky kërkim ndikon motorrin duke e kthyer në një kërkim lokal (Ndikohet nga vendndodhja).

  • Kontent

SEO nuk është garë, por maratonë, ka shumë Biznese që operojnë në fushën tuaj, që reklamojnë ato që ju reklamoni dhe ndoshta ofrojnë Produkte apo Shërbime të ngjashme, ju duhet të bëni të mundur që kontenti të cilin do të nxirrni të jetë relevant, në këtë mënyrë gjeneron trafik dhe një eksperiencë të mirë nga vizitorët, në fjalë të tjera, ju i jepni Google-it një arsye përse të rankojë Biznesin tuaj më lartë se kompeticioni juaj.

Ka disa mënyra sesi Kontenti që ju nxirrni mund të përmbushi këtë qëllim, një mënyrë e mirë është Blog-u.

Shembull, nëse ju jeni pronari i një Restoranti, kontenti që do të nxirrni do të jetë lidhur me ushqimin, gatimin, recetat, benefitet, dietat, në këtë mënyrë njerëzit të cilët janë të interesuar të gjejnë një vned të mirë për të ngrenë do të shohin se ju dini goxha rreth ushqimit dhe kështu bëheni më të besueshëm.

  • SEO jashtë faqes tuaj

Kjo teknikë SEO nuk ndodh në faqen tuaj. Ne do tju japim një shembull që ju të kuptoni sesi funksionin. Ne jemi një Angjesi Marketingu dhe ne ofrojmë shërbime në Web Design, pasi ne krijojmë Website-et ne krijojmë linkime të faqes tonë si kredenciale, në faqen ku është punuar shembull: “Design: Nouvique Tech”, vizitorët e Website-it, navigojnë deri posht në pjesën fundore të Website-it dhe klikojnë në linkun tonë, tani ata lundrojnë në faqen tonë, numri i vizitorëve dhe trafiku rritet.

Por ju mund të argumentoni se jo të gjithë kanë Agjensi Marketingu dhe jo secili prej jush mund të vendosi linqe në faqet e tjera, por ka goxha mënyra sesi mund të bësh SEO jashtë faqes, postimi në një Blog të huaj është një prej tyre, të përmendni njerëz me influencë online është një tjetër, një mënyrë tjetër është krijimi i një postimi interesant dhe të pëlqyeshëm ku njerëzit mund ta ndajnë me të tjerët.

  • SEO lokale

Rezultatet e motorrit të kërkimit të cilat ndikohen nga vendndodhja e një Biznesi njihen si Stategji SEO lokale.

 Një shembull mjaft i mirë i kërkimeve lokale është, le të supozojmë se ju jeni në një shtet të huaj dhe ju jeni duke kërkuar një lokal për të kaluar mirë me shoqërinë, ju futeni në Google dhe kërkoni “Lokali më i mirë afër meje”, bazuar në vendndodhjen e lokaleve dhe përshtypjeve të postuara online, rezultatet definohen dhe ju ofrojnë opsionin më të mirë.

Fjalët kyçe gjithashtu mund të përdoren në kontent në faqen tuaj, në URL, në tituj, index-et etj.

 

 

Cilat janë disa nga Benefitet që SEO mund t’i sjellë Biznesit tuaj?

 


1. Të kuptosh SEO ju ndihmon të kuptoni Marketin ku operon Biznesi juaj më mirë

Të formulosh një strategji SEO të suksesshme, do të thotë që të kuptoni mënyrën sesi Marketi funksionon, kompeticionin, ambientin dhe gjithashtu duhet që strategjia juaj të jetë superiore mbi strategjite SEO të kompeticionit.


2. Kërkimi Organik

Kërkimi Organik është procesi i cili konsiston në vizitime nëpermjet fjalëve kyçe, frazave dhe vendndodhjes, organike do të thotë e pa paguar apo e reklamuar. Ky proces gjeneron trafik, i cili është mjaft i rëndësishëm për Biznesin tuaj dhe ka përqindjen më të lartë të konvertimit të Vizitorëve në Klientë. Google është faqja më e vizituar në botë dhe motorri më i mirë i kërkimit, nëse faqja juaj është në faqen e parë, kjo do të rrisi shikueshmërinë dhe besueshmërinë tek konsumatorët.

 

3. Better user experience

Good SEO translates to a better UX (User Experience). In order to have a highly ranked Website, your visitors should be able to have a good user experience, this way their visit is pleasant and they will return and spend more time on your page. This can be achieved by building quality backlinks, good content, positive user behavior, fast loading time, responsiveness, optimized elements and content.

 

4. Ndikon në shitje

Konsumatorëve ju pëlqen të kërkojnë opsionin më të mirë, atyre ju pëlqen të blenë produktin më të mirë me çmimin më të mirë. Të kesh një taktikë SEO e cila do t’iu rankojë më lart se kompeticioni, Konsumatorët do të kenë më tepër mundësi të futen në faqen tuaj sesa të kompeticionit dhe kjo përkthehet në më tepër mundësi konvertimi në Klientë dhe kjo ndikon shitjet.


5. Nëse nuk jeni në faqen e parë, jeni duke humbur

Ne të gjithë kemi kërkuar në Google, nuk ka rëndësi se çfarë kërkon rrallë herë shkon në faqen e dytë të kërkimeve, ne besojmë tek përzgjedhja e Google dhe 99% e rasteve ne arrijmë të gjejmë atë që kërkojmë në 2 apo 3 opsinet e para që na prezantohen. Pra nëse nuk jeni në faqen e parë, ju duhet të bëni diçka, ndryshe, humbisni mundësi.

 

6. Mundësi të reja

SEO do ju ofrojë mundësi të reja për tu zbuluar, njohur dhe të arrini rezultate të mira. Sa më lartë Biznesi juaj rankohet aq më tepër vizitor do të vijnë në faqen tuaj dhe bazuar në punën tuaj, ju do të prezantoheni me mundësi të reja të cilat mund ta çojnë Biznesin tuaj në nivelin tjetër.


7. SEO lokale

Numri i përdoruesëve të telefonave po rritet për minutë, kërkimet lokale janë kthyer fondamentale kur flitet për suksesin e Biznesit. SEO lokale është mënyra sesi mund të përmirësosh rezultatet në mënyrë që të gjesh më shpejtë dhe më lehtë atë që po kërkon. Bizneset formojnë kontentin e tyre në një mënyrë që të jetë relevant dhe me vendndodhjen ku operojnë.

Mënyra më e mirë për të optimizuar SEO lokale është “Google My Business” dhe Rrjetet Sociale. Përshtypjet luajnë një rol të madh, Google review dhe faqet e tjera si TripAdvisor etj.


8. E lehtë për tu matur

SEO ashtu si çdo proces tjetër marketingu, mund të matet, ju mund të konektoni Website-in tuaj me Google Analytics dhe ju mund të shihni sesi performon faqja juaj dhe ku duhet të përmirësohet. Duke studiuar të dhënat e faqes, ju mund të përshtateni dhe të bëni ndryshimet e duhura.

9. Rritje e Biznesit

Benefitimi më i madh që SEO ofron është arritja e objektivave të Biznesit. Ju ndihmon të krijoni mardhënie më të mira me klientët, përmirëson eksperiencën konsumatore, rrit besimin dhe kredibilitetin, rrit autoritetin e firmës, gjeneron trafik, ju jep një avantazh nga kompetitorët.

Rezultatet janë qëllimi i çdo Biznesi dhe SEO jep rezultatin më të mirë, rritjen!