Nouvique Tech Blog

Menaxhimi i Rrjeteve Sociale nga një Agjensi Marketingu

Për të patur një Biznes të sukseshëm sot e kësaj dite, ju duhet të investoni në Marketing, është një prej copëzave më të rëndësishme që e mban makinerinë e Biznesit tuaj në punë. Bizneset përdorin Marketingun Dixhital për të gjeneruar klientë, interes, shitje, njohje, trafik, është ajo që e nidhmon Biznesin tuaj të krijoj një strategji, sjell përpara një mesazh dhe targeton audiencën e duhur. Sot, ne do të fokusohemi në një pjesë të rënësishme të Marketingut Dixhital, Menaxhimin e Rrjeteve Sociale dhe disa nga pyetjet që Klientët tanë kanë bërë janë: “Çfarë është Menaxhimi i Rrjeteve Sociale?”, “Unë e bëj vetë, përse më duheni ju?!”, “A nuk e kemi ne këtë?”, “Si mund të menaxhoni ju Biznesin tim, kur ju as që na njihni?!”

Menaxhimi i Rrjeteve Sociale është procesi i kërkimit, strategjisë, targetimit, krijimit, publikimit, reklamimit dhe menaxhimit të kontentit për Biznesin tuaj në Platformat e Rrjeteve Sociale si Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter, Youtube, Pinterest.

Ky proces, përfshin më tepër se thjesht postimi i të rejave nga Biznesi juaj, apo produktet, shërbimet tuaja të reja, është një proces i gjatë i cili kërkon shumë kohe, devocion, energji dhe vendosshmëri në mënyrë që ju të shijoni benefitet e vërteta të tij.

Nëse ju nuk jeni të përkushtuar totalisht në procesin e Menaxhimi të Rrjeteve Sociale, atëhere ju duhet të bashkëpunoni me një Agjensi Marketingu. Ne do t’iu ofrojmë disa nga benefitet që ky bashkëpunimi do të sjellë për Biznesin tuaj:

1. Zhvillimi i një strategjie, Identifikimi i qëllimeve dhe KPI(Indikatorët kyç të performancës).

Strategjia e Marketingut është bërthama e Biznesit tuaj, zhvillimi i një strategjie do të thotë që ju keni krijuar një planimetri për sukses, ju keni identifikuar qëllimet e Biznesit tuaj dhe ju mund të ekzekutoni planiin dhe të diktoni shpejtësinë e procesit bazuar në këtë strategji. Njohja me Indikatorët e Performacës do t’iu ndihmojë të masni procesin që po bëni dhe si rrjedhojë ju iluminon për ndryshimet që ju duhet të ndërmerrni mbi strategjinë tuaj, për të qenë të adaptuar me situatën.

Kjo do t’iu ndihmojë të kuptoni Audiencën tuaj, qëllimi juaj duhet të jetë të rrisni numrin e ndjekësve tuaj, ata që klikojnë në Website, që kalojnë kohë duke parë profilin e Biznesit tuaj. Do t’iu ndihmojë të kuptoni më mirë llojin e kontentit që ju duhet të nxirrni, duhet të jeni goxha selektiv kur bëhet fjalë për kontent, pasi duhet që të pëlqehet nga audienca, të ngjalli interes tek ta, t’i inspirojë, t’iu japi idera, në këtë mënyrë ju krijoni një ambient miqësore për ndjekësit tuaj dhe kontenti që ju nxirrni nuk është thjesht një postim tjetër që kalohet me shpejtësi apo lexohet përciptazi, interaksionimet janë ajo që ju duhet të jeni duke kërkuar, pëlqimet, komentet, share. Rrjetet Sociale janë zëri për të cilin Biznesi juaj ka nevojë dhe mënyra më e mirë për tu lidhur me ta në një nivel më personal, reflektim të vazhdueshëm të mesazhit të Biznesit tuaj është ajo që bashkëpunimi me një Agjensi Marketingu do t’iu ofrojë.

2. Targetimi i Audiencë së duhur

Kush është targeti juaj kur postoni në Rrjete Sociale apo kur promovoni? Ju jeni duke nxjerrë kontent, por kush do të dëshironit ta shihte? Çfarë reagimi do të donit prej tyre? Nëse ju nuk mund t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve plotësisht, ka profesionalë që mund t’i përgjigjen për ju, ndaj zgjedhja e bashkëpunimit me një Agjensi Marketingu është e duhura për ju.

3. Krijoni një axhendë

Sa shpesh do të postoni? Çfarë lloji konenti duhet të postoni? Në çfarë kohe duhet ta postoni? Kur janë ndjekësit tuaj më aktiv? Janë disa pyetje të cilat ju duhet t’i përgjigjeni përpara se të postoni kontent, krijimi i një skeduli, duhet të jetë qëllimi juaj, bazuar në të dhënat që do të mblidhen gjatë Menaxhimit të Rrjeteve Socaile, ne kuptojmë më tepër rreth ndjekësve, në këtë mënyrë ne kuptojmë kur dhe çfarë të postojmë. Ne krijojmë një axhende që të mbajmë audiencën tuaj të interesuar gjithnjë, në këtë mënyrë ne e vendosim Biznesin tuaj në një pozitë, ku ky i fundit mund të rritet dhe të tërheqi vëmendjen e duhur.

4. Krijimi i Kontentit dhe Postimi

Krijimi i Kontentit dhe Postimi okupon një pjesë të madhe të procesit të Menaxhimit të Rrjeteve Sociale, është procesi më i rëndësishëm. Ky proces kërkon, shkrim dhe krijimin të imazheve dhe videove. Ju do t’iu duhet të keni njohuri të mira rreth Platformave të Rrjeteve Sociale dhe Audiencës tuaj në mënyrë që të kuptoni çfarë lloji postimesh duhet nxjerrë.

5. Kurseni kohë

Shpesh herë Menaxhimi i Rrjeteve Sociale do marri kohë nga mbrëmiet, fundjavat, ditët e pushimeve, shumica e pronarëve të Biznesit nuk e kan atë lloj kohe, por ne e kemi! Ne mund të kujdesemi për kërkresat komplekse të Biznesit tuaj.

6. Fushatat e Marketingut

Cili është elementi më i rëndësishëm i procesit të Menaxhimit të Rrjeteve Sociale? Rezultatet. Kjo është arsyeja përse një prej elementëve më të rëndësishëm të këtij procesi janë Fushatt e Marketingut. Ato janë më t komplikuara sesa duhen, fillimisht duhet të studioni marketin, të implementoni një ide në një postim kreativ, ta sponsorizoni, të targetoni audiencën që ju mendoni se do të donte të shikonte atë që ju po reklamoni dhe të gjeneroni të ardhura, trafik dhe njohje prej saj.

Është një proces i cili nuk ka një formulë suksesi, duhet ndjekur hap pas hapi dhe gjithnjë duhet të përshtatemi me kërkesat dhe nevojat e marketit.

Përmbledhje

Rrjetet Sociale janë një prej mjeteve më kosto-efektive që një Biznesin mund të përdori, janë vendi ku Klientët dhe Klientët Potencial kalojnë shumicën e kohës së tyre, sponsorizimet janë mjaft efektive dhe rezultatet janë të paevitueshme nëse fushatat e Marketingut janë krijuar siç duhet.

Nëse ju jeni duke u kujdesur për Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, ju duhet t’i kushtoni rëndësi pikave të përmendura në këtë artikull, nëse nuk jeni 100% të angazhuar me të pasi keni më tepër përgjegjësi, atëhere ju duhet të shihni mundësinë për të bashkëpunuar me një Agjensi Marketingu.