Nouvique Tech Blog

Pse duhet të investosh në një e-commerce në 2020-tën?!

Sa here gjatë ditës ndërkohë që jeni duke lundruar në internet, ju del përpara një reklamë e cila ju ofron mundësinë të blini një produkt i cili mund të ndryshojë jetën tuaj? Le të bëjmë një pyetje edhe më të mire, a keni lindruan ndonjëherë në internet pa ju dalë përpara një reklamë? Epo, as unë.

Shitjet online janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë, jemi mësuar me to. Nëse jeni duke kërkuar diçka specifike, e cila është e vështirë për tu gjetur dhe ju nevojitet shumë, gjëja e parë që bëni është kërkimi në internet dhe nëse nuk e gjeni dot, juve kjo nuk i’u pëlqen, epo imagjino për pak sekonda sikur kjo të ndodhte me çdo produkt… Nuk mundesh apo jo?
Epo, kjo ndodh pasi e-commerce (Platforma shitjesh online) janë midis nesh pak a shumë që kur eBay u krijua. Kush mund të mendonte se eBay do të ishte platforma që është sot e kësaj dite dhe do të korrte mjaft sukses? Shumica e njerëzve nuk e besuan, këtë mund t’ia u themi me siguri, të gjithë menduan se historia e eBay do të ishte e tillë, dikush do të shiste mbeturina dhe sende pa vlerë, “blerësi” do të dërgonte një pagesë fallco apo një çek i cili nuk mund të thyhej, kjo është një prej arsyeve përse brokerat dolën në skenë. Brokerat ishin njerëzit e ndërmjetëm të cilët siguronin që transaksionet të kryheshin në mënyrë korrekte, por ata mbetën shum shpejt pa punë. Arsyeja? Njerëzit filluan të shkëmbenin vetë, shitje direkte drejt konsumatorit doli se ishte më se efektive dhe mbi të gjitha njerëzit krijuan besim tek njëri-tjetri dhe nuk tregtuan sende të pavlera dhe pagesat nuk ishin fallco.
Asnjë nuk e mendoi që kjo do të ndodhte, përpara se eBay të arrinte suksesin që arriti, por ndonjëherë duhet të jemi fillestar për tu bëre mjeshtra.

Një fenomen i cili i ka prekur të gjithë këtë vit, ishte përhapja e pandemisë së virusit “Covid-19” ose “Corono Virus” dhe të gjithë ishim të detyruar të qëndronim në shtëpi, për sigurinë e tyre, duhet të punonin nga shtëpia, të bënin pazar nga shtëpia, të blinin produkte online nga shtëpia, por a mund t’i bënin njerëzit gjithë këto transaksione pa praninë e e-commerce-ve? Nuk besoj.

Ditët kalojnë dhe distancimi social mbetet ende diçka për tu respektuar, a është ide e mirë të investosh në një Website e-commerce? Ne do t’iu ofrojmë disa arsye pse investimi në një e-commerce duhet të jetë hapi i rradhës që Biznesi juaj ndërmerr.

1.Kompleton Prezencën e Biznesit tuaj Online

Nëse Biznesi juaj operon Online dhe Website juaj ka platformën e-commerce kjo e bën Biznesin tuaj një one stop shop (Destinacion ku gjen gjithçka). Njerëzit mund të vijnë në Website-in tuaj, njohin çdo gjë lidhur me Biznesin tuaj, shfletojnë kategoritë e palimituara të produkteve që kjo platformë ju mundëson të keni dhe Biznesi juaj merr më shum njohje dhe është goxha më i thjeshtë për të naviguar.

 

 2.Gamë e pakufizuar e produkteve të përshkruara në detaj

Platforma e-commerce ju jep mundësinë të keni një game të palimituar produktesh të vendosura në të dhe pjesa më interesante është që çdo product, ka hapësirën e vetë dhe kjo hapësirë është unike me përshkrimin e produktit, variacionet e këtij të fundit, opsionet e blerjes etj.

 

3.Tërhiqni Klientë të rinj

Një Website me platformë e-commerce është komplet ndryshe nga një dyqan fizik, nëse ambienti fizik do t’iu ekspozojnë ndaj një numri të limituar njerëzish lokal, kjo platformë është e aksesueshme nga kushdo, në çdo cep të botës, në çdo kohë. Biznesi juaj është i aksesueshëm gjithmonë dhe ju e keni të thjeshtë ta marketoni, pasi mund të përdorni mjetet efektive të internetit për të rritur trafikun në Website-in tuaj, si motorrët e kërkimit (Google), Rrjetet Sociale, Marketing me email, Google ads etj.


4.Ju jep informacion për të ndjekur preferencat e Klientëve tuaj

Nëse ju po kërkoni një rrugë eficiente për të ndjekur dhe kuptuar preferencat e Klientëve tuaj, platforma e-commerce është miku juaj më i mirë. Ju ofron të dhëna të detajuara të cilat ju ndihmojnë të kuptoni nevojat e Klientevë. Ju mund t’i njihni ata më mire, ju mund të ndiqni shitjet, të ardhurat, cili produkt preferohet më tepër, cili më pak, në këtë mënyrë ju mund të nxirrni konkluzionet mbi ndryshimet që ju duhet të bëni në Biznesin tuaj dhe mbi të gjitha të njihni Klientelën tuaj.

Disa nga të dhënat që ju ofron Website e-commerce:

  • Të dhëna demografike
  • Koha e shpenzuar mbi faqe
  • Burimi i references
  • Produktet e blera
  • Produktet e shikuara
  • Produktet e ndara

5. Kurse kohë

Website-t e-commerce kanë ndryshuar mënyrën sesi njerëzit konsumojnë produktet, për shkak të aksesit njerëzit mund të marrin atë që duan, me më pak kohë të konsumuar dhe mund ta përdorin atë kohë për të kryer diçka tjetër më produktive.

Koha e nevojitur për të shkuar fizikisht në një dyqan, të kërkosh për një produkt apo madje edhe të kuptosh çfarë po kërkon, pasi ndonjëherë ne nuk e dimë ë ekzaktësisht çfarë duam, e më pas blerja dhe kthimi mbrapa në shtëpi, mund të zëvendësohet me pak minuta lundim në Website dhe blerja vetë nuk merr më tepër se 2 minuta për tu plotësuar. ( Nuk mendoj se unë jam i vetmi që nuk i pëlqen të presi në rradhë)

6.Mundësi për bashkëpunim

Një Biznes i cili ndodhet online, hap mundësi të reja për bashkëpunime me Biznese të tjera të ngjashme, apo Biznese që janë të interesuara rreth Produkteve apo Shërbimeve tuaja. Në këtë mënyrë, Biznesi juaj merr më tepër njohje dhe mundësitë e reja mund të jenë mjaft fitimprurëse për Biznesin.

 

7.Minimizimi i Kostove Operacionale

Jeni duke kërkuar një mënyrë për të minimizuar Kostot Operacionale të Biznesit tuaj? Ne do t’iu ofrojmë një listë të kostove që platforma e-commerce ju ndihmon të ulni.

Shitjet nga Marketingu – Diçka që vihet re shpesh tek Klientët tanë, është shqetësimi i parave që atyre ju duhet të investojnë mbi marketingun e Website-it të ri, epo mendoje pak për një moment, çdo lek që ju shpenzoni do të kthehet si benefit për Biznesin tuaj, jo vetëm njerëzit që vizitojnë Website-in tuaj, por nëse ju ofroni një Produkt apo Shërbim që këtyre të fundit ju pëlqen, ata kthehen në klientët tuaj dhe ju përfitoni vazhdimisht prej tyre, pra paratë që ju investoni nuk shkojnë vetëm për reklamimin e Website-it, por për Biznesin tuaj gjithashtu.

Rritje e Biznesit – E-commerce është hapi i rradhës që çdo Biznes duhet të ndërmarrë, pasi ofron një potencial tepër të madh për procesin e rritjes së Biznesin tuaj dhe e çon marketingun tuaj në nivelin tjetër. Duke qenë se kufijtë gjeografikë nuk ekzistojnë më, Biznesi juaj nuk ka pse operon më vetëm lokalisht, ju mund të shisni Produktet në qytete të tjera dhe shtete të tjera, mund të bëheni Global. Të ardhurat tuaja mund të marrin një rritje të konsiderueshme dhe Biznesi juaj mund të hapi krahët.

Rritje të të ardhurave – Sa më shumë rritje të trafikut, aq më tepër shitje do të keni, kjo përkthehet në rritje të të ardhurave, e cila është diçka që çdo pronar do të dëgjojë. Duke operuar online, ekpozimi që Biznesi juaj merr, ju mund të pushtoni një hapësirë më të madhe në marketin ku ushtroni aktivitetin tuaj dhe Produktet apo Shërbimet tuaja njihen nga një numër më i madh njerëzish, gjithashtu edhe Biznesi juaj.

Kosto Operacionale – Nëse keni qenë në ndonjë klasë ekonomie, “Rregulli i Artë” është të operoni në potencialin e plotë, me koston më të ulet. Bizneset gjithnjë janë në kërkim të metodave të reja për të ulur kostot operacionale, investimi në një platformë e-commerce ju ndihmon të minimizoni:

Kostot e mirëmbajtjes – Një prej shqetësimeve që Klientët që duan të investojnë në një e-commerce kanë, është mirëmbajtja dhe njohja me një teknologji të re të cilën ata nuk e njohin dhe nuk dinë sesi të operojnë dhe mendojnë se kjo do të përkthehet në kosto më të larta mujore dhe kjo është diçka që ata nuk duan ta dëgjojnë. Epo, ju do të ishit të suprizuar nëse ju tregoja se kostot e shoqëruara me një e-commerce janë mjaft të ulëta dhe nëse do ti vinit në një raport me fitimet që do të gjeneronit prej tij, do të dilnit në konkluzionin se e-commerce është një nga investimet më të mira që ju mund të bëni në Biznesin tuaj.

Kurseni kostot e Stafit – Duke patur një e-commerce Website, ju nuk keni nevojë të keni staf si një dyqan fizik, në këtë mënyrë ju nuk kemi pse paguani muaj për muaj asnjë staf dhe kurseni paratë tuaja.

Kurseni koson e qerasë – Një prej benefiteve të një Website-i e-commerce, është fakti që ju nuk kemi pse shpenzoni para mbi qeranë si me dyqanin fizik, ju mund të operoni në potencialin tuaj të plotë, pa qera, tingëllon bukur apo jo?