Nouvique Tech Blog

Rendësia e një Logoje të Personalizuar

Ju mund të jeni duke drejtuar një Biznes me buxhet të limituar marketing dhe ju mund të jeni duke bërë një plan për investimet tuaja. Mund të jeni duke menduar nëse Logo duhet të jetë në majë të listës tuaj apo jo? Epo, përgjigja, është definitivisht PO!

Një Logo e personalizuar është hapi i parë që çdo Biznes i vogël apo i madh, duhet të ndërmarrë për të krijuar Identitetin i Biznesit, për të lënë një përshtypje të parë të mirë dhe mbi të gjitha për të zënë një vend në mendjen e konsumatorëve për t’iu diferencuar nga kompetitorët tuaj, ajo që ju bën të dalloni nga Bizneset e tjera.

Logo e Biznesit tuaj është impresioni i parë që Vizitorët tuaj shohin, duke patur një logo falas të marrë nga interneti, ose t’ia lini mikut tuaj me njohuri bazike Design-i nuk do transmetojë mesazhin e duhur tek Vizitorët tuaj.

Ne do t’iu japim disa arsye, pse investimi në një Logo të Personalizuar duhet të jetë në majë të prioriteteve tuaja të Marketingut:

1.Është hapi I pare për të ndërtuar Identitetin e Biznesit Tuaj.

Hapi I pare që çdo Biznes merr kur hapet, është gjetja e një emri të përshtatshëm për të, Logoja e Personalizuar, duhet të ketë rëndësinë e njëjtë për ju, pasi është ajo që njerëzit shohin, kujtojnë dhe i jep Vizitorëve tuaj një prezantim Grafik, prej të cilit ata krijojnë idenë e parë për Biznesin tuaj.

A keni vizituar ndonjëherë ndonjë vend të ri apo të provoni Produkte të reja, vetëm pasi emri apo Logo ju janë dukur interesante? Epo, ne e kemi provuar dhe shumicën e kohës ato janë ekzaktësisht ato që ne presim prej tyre.
Pyetja e duhur duhet të jetë “Çfarë do të donit ju, që Klientët tuaj të mendojnë për Biznesin tuaj?”.

 2.Profesionalizëm

Niveli i Design-it të Logos tuaj përfaqëson nivelin e profesionalizmit të Biznesit tuaj. Një Logo e mire Dizenjuar është diçka që Klientët tuaj presin prej jush dhe është esenciale, që të prezantojë ekzaktësisht atë që përfaqëson Biznesi juaj, pasi ajo do të influencojë zgjedhjen e tyre.

Një ndjenjë Besimi dhe Integriteti transmetohet prej një Logoje të Dizenjuar Profesionalisht. Një Vizitor e ka më të lehtë të zgjedhi kompani Profesionale sesa një e cila nuk është.

 3.Ju ndihmon të ndërtoni Besnikëri të Klientëve tuaj.

Sa më shumë kohë shpenzoni në market, aq më shumë njerëz kthehen në Klientët tuaj, më tepër ata blenë Produktet apo Shërbimet tuaja, më shumë ata familiarizohen me Logon tuaj. Diçka që të gjithë e dimë, Klientëve i’u pëlqen vazhdimësia!

Mendoni për një moment një skenar të tillë, ju po mendoni të blini disa patatina dhe ju po kërkonit derisa sytë tuaja bien në kontakt me një Logo të Lays, epo, aty kërkimi juaj ka mbaruar, ju e keni marrë Produktin dhe jeni duke e blerë në ksaë, pasi ju e dini cilësinë e saj, çfarë të prisni nga Produkti dhe mbi të gjitha nuk keni pse shpenzoni ende kohë për të gjetur diçka tjetër, pasi e dini ekzaktësisht çfarë do të merrni nga një patatinë Lays, ndaj ju e blini dhe do ta riblini sa herë të jeni në qef për të ngrenë patatina!

4.Është manifestimi i mesazhit të Biznesin tuaj.

Ajo që duhe të konsideroni parimisht kur krijoni një Logo të Personalizuar, është mesazhi që Biznesi juaj do të transmetojë ndërmjet kësaj Logo-je. Logot kanë një impakt të fuqishëm mbi vendimin blerës së Klientit dhe pajisja me një Logo e cila benefiton Biznesin tuaj nuk tingëllon si një ide edhe aq e keqe apo jo?
Biznesi juaj ka një mesazh, Logo-ja që ju investoni për të krijuar, duhet të transmetojë këtë mesazh!

5. Ju difrencon nga kompeticioni.

Ashtu si një Biznes tjetër nuk mund të ndajë të njëjtin emër me tuajin, një Logo e Personalizuar ju jep mundësinë të keni një Prezantim Vizual Unik të Biznesit tuaj. Është ajo që ju diferencon nga kompetitorët tuaj dhe çfarë do të ndikojë mbi Klientët tuaj kur duan të zgjedhin midis Produkteve apo Shërbimeve që ata do të marrin.

6.Vizitorët tuaj e presin.

Faktori i parë që një Vizitor sheh kur viziton një Biznes, një Website, apo Social Media është Emri dhe Logoja, ata menjëherë presin ta shohin dhe nuk ju lë shijë të mirë nëse ju nuk e keni një.