Nouvique Tech Blog

A ka nevojë Biznesi im për Website?!

Në këtë Epokë Dixhitale në të cilën po jetojmë ka ende Biznese të cilat nuk kanë ende një Website, por kjo nuk ka ndodhur prej mungesës së dëshirës për investim nga ana e Bizneseve, por ne besojmë se ka ndodhur për faktin se nuk është kuptuar ende rëndësia e tyre dhe impakti që këto të fundit kanë në Biznes.

Nëse Biznesi do investojë kapital mbi diçka të re dhe novative, duhet të jetë për një shkak, ata duan të shohin Vlerën dhe Benefitin e këtij investimi. Këtë do të përpiqemi të shpjegojmë për ju në këtë artikull, rëndësinë e një Website-i.

Përpara se ne të listojmë disa nga arsyet përse Website-i ka rëndësi, le të përpiqemi t’i japim një definim fjalës Website në termat e Biznesit.

Një Website është përfaqësuesi Online i Biznesit tuaj. Faqja e Webit e njeh Vizitorin me çdo informacion rreth Biznesin tuaj. Mund ta mendoni si një ese e shkruar për Biznesin tuaj.  

We are going to list some of the Benefits of having a Website:

Do të listojmë disa nga Benefitet e krijimit të një Website-i:

1.Profesionalizëm

Ditët e sotme, Klientët dhe Klientët Potencial PRESIN që Biznesi juaj të ketë një Website, hapi i parë që ata ndërmarrin kur ju nevojitet një Shërbim, apo Produkt, futen Online dhe kërkojnë për të edhe nëse ata janë duke kërkuar për Biznesin tuaj specifikisht, ata do të kërkojnë online dhe nëse Biznesi juaj nuk arrihet të gjehet Online, Klientët nuk reagojnë pozitivisht.

Kur Biznesi juaj ka një Website profesional, ka një përshtypje mjaft të mirë tek Klientët e rinj, gjithashtu e bën Biznesin tuaj më të besueshëm dhe ju jep Klientëve Siguri. Kjo ju ndihmon në Autoritetin e Biznesit.

 2.Ekspozim dhe Mundësi

Të marketosh është e vështirë, të ngresh një Biznes, të ofrosh Produkte dhe Servise është një pjesë e punës, të marketosh dhe të bindesh Klientët të punojnë me ju është pjesa më e vështirë. Kur ju nisni Biznesin tuaj Klienti më i vështirë është i pari, më pas i dyti më i vështirë është i dyti e kështu me rradhë.

Të kesh një prezantim të Biznesit tuaj online (Website) do t’iu ndihmojë me Marketingun, ju do të merrni më tepër ekspozim dhe njohje nga Vizitorët dhe gjithashtu do të prezantoheni edhe me mundësi nga jashtë vendit. Njerëzit nga shtete të ndryshme mund të përfundojnë në Website-in tuaj,të njihen me të dhe të interesohen për Produktet dhe Shërbimet tuaja.

 

Shembull nga jeta e përditshme: Rreth 3 muaj më parë një Klient nga Chicago na kontaktoi dhe ishte i interesuar për shërbimet tona, asnjë nga metodat marketingut që ne po përdornim në atë kohë nuk shtrihej deri në Chicago, e vetmja mënyrë si Klienti na kishte gjetur ishte Website.

 3.Jeni më të aksesueshëm

Të kesh një Website do të thotë që Biznesi juaj të jetë Online, 24/7, 365 ditë në vit, nuk merr asnjëherë një sekond pushim, kjo ju bën të askesueshëm në çdo moment, në çdo kohë, që do të thotë që Vizitorë nga anë të tjera të botës mund të kenë akses në Website-in tuaj dhe distanca dhe koha nuk janë më problem për ju.

Mbi të gjitha e bën Biznesin tuaj më të lehtë për tu gjetur, nëse një Klient Potencial po kërkon Biznesin tuaj, ata janë një kërkim larg. Pasi keni vendosur një Prezencë Online të mirë, potenciali që kjo i sjell Biznesit tuaj? I palimitueshëm.

4.E lehtë për të Naviguar

A ju ka ndodhur ndonjëherë të hyni në një Dyqan i cili ka shumë produkte, por nuk ka rregullsi dhe ajo që ju po kërkoni nuk është e lehtë për ta gjetur? Epo, Website është komplet e kundërta e kësaj të fundit, mund ta mendoni si një dyqan i organizuar mjaft mirë dhe i ndarë në sektore, që e bën më të thjeshtë që klienti të gjej atë që kërkon.

Një prej Benefiteve të Website-it është që e bën mjaft të lehtë për Vizitorët të Navigojnë në të.
Le të supozojmë se ju jeni pronari i një dyqani librash dhe ju doni të krijoni një Website për tregtimin e tyre online. Ashtu si ju i organizoni librat në dyqanin e librave nga Lloji, Kategoria në të njëjtën mënyrë do të oraganizohen edhe në Website, duke e bërë mjaft të lehtë për Klientin tuaj t’i gjejë.

5.Rritje e shitjeve (Produkte apo Shërbime)

Vizitorët janë duke kërkuar një Produekt apo Shërbim, cili është vendi i parë ku ata do të kërkojnë? Online.

Më shumë se 90% e vendimeve për blerje nisin nga kërkimi online, Klientët futen Online dhe kërkojnë për një Produkt apo Shërbim të cilin Biznesi juaj mund ta ofrojë, nëse Biznesi juaj del në kërkimin online, ata mund të klikojnë mbi Website-in tuaj dhe të shohin Produktin apo Shërbimin në detaj. Nuk ka rëndësi nëse ata e blenë direkt nga Website-i apo vijnë e blenë në dyqanin tuaj, rëndësi ka që ata të bëhen Klientët tuaj. Nëse një Klient apo Klient Potencial kalon disa minuta mbi faqen tuaj duke parë atë çka Biznesi juaj ofron edhe kjo është një fitore për ju, pasi ata tani e dinë çfarë ju ofroni dhe kur Produktet apo Shërbimet tuaja të nevojiten, Biznesi juaj ka zënë një vend në mendjen e konsumatorit.

Operoni në potencialin e plotë të shitjeve tuaja, vendoseni Biznesin tuaj Online!

6.Njihuni me kërkesat e Klientëve tuaj

Website ofron informacione të detajuara mbi Vizitorët tuaj, që do të thotë se ju mund t’i njihni ata më mirë, çfarë atyre i’u pëlqen, çfarë jo, sa kohë kalojnë mbi faqen tuaj, cilat Produkte i’u pëlqejnë, cilat Shërbime preferojnë.
Këto informacione i’u japin një ide të mirë mbi ato çka ju mund të ndryshoni në Website, për ta përmirësuar, ju gjithashtu krijoni një ide cilat produkte duhen promovuar më shumë e cilat më pak.

Për ta përmbledhur, informacionet e mbledhura nga Website, ju ndihmojnë të njihni kërkesat e Vizitorëve tuaj më mirë.

7.Nuk ka datë skadence

Një prej Benefiteve të krijimit të një Website-i është fakti që nuk ka datë skadence, ju paguani për Krijimin dhe Zhvillimin e tij, më pas nuk keni kostro shtesë. Website zgjat përgjithmonë, nuk ka datë skadence, është gjithnjë aty për ju për ta ripërmirësuar dhe mirëmbajtur me kalimin e viteve dhe me ndryshimet që pëson Biznesi juaj.


Website-t janë nevojë sot e kësaj dite, jo më lluks që vetëm disa Biznese duhet t’i kenë. Më shumë se 70% e Bizneseve të vogla nuk kanë Website, shumica e pronarëve mendojnë vetëm kompanitë e mëdha duhet të kenë një Website, jo Bizneset e tyre, e vërteta është, të gjithë Bizneset kanë nevojë për to, por Bizneset e vogle dhe të mesme ju nevojitet më shumë nëse duan të zhvillojnë Biznesin e tyre.

Çdo Biznes ka nevojë për Website, po juaji a e ka një?!