Nouvique Tech Blog

What are the benefits of Social Media Marketing?!

A keni lundruar ndonjëherë në Rrjete Sociale dhe një sponsorizim ka dalë nga asgjëkundi lidhur me diçka që ju keni qenë duke kërkuar në atë kohë? Epo, kjo është bërthama e Marketingut të Rrjeteve Sociale!

Bizneset kanë përdorur Rrjetet Sociale për të marketuar Biznesin e tyre, pasi është një nga metodat me efektive në rezultat dhe kosto. Shumë njerez pyesin: “Pse?” Ne mendojmë se kjo nuk është pyetje e duhur, pyetje më e mirë është:”Pse nuk po e bëjnë të gjithë?!”

Në këtë artikull do t’iu sjellim disa prej Benefiteve që Marketingu në Rrjete Sociale mund t’i sjelli Biznesit tuaj.

1.Njohja e Biznesit (Brand Awareness)

Nëse keni ndërtuar një Identitet Biznesi, tani është koha ta prezantoni atë me Botën. Rrjetet Sociale janë vendi ku Klientët tuaj dhe Klientët Potencial kalojnë shumicën e ditës së tyre dhe të qenurit prezent online do të forcojë vendin që Biznesi juaj mban në mendjen e konsumatorit (Brand Awareness). Klientët duan të blenë nga firma që ata njohin, besojnë, ndaj jepuni atyre një mundësi të njohin Biznesin tuaj në një nivel më personal.

2.Lidheni me Audiencën tuaj

Rrjetet Sociale i japin Biznesit tuaj zërin që i nevojitet, e bën më të prekshëm për Klientët tuaj, ata ndërveprojnë me postimet tuaja, mund të ndajnë idetë dhe opinionet e tyre në komente dhe do t’iu japin Feedback i cili është mjaft i rëndësishëm për Biznesin dhe ajo çka e bën edhe më të interesante është fakti që ju mund të ndërtoni relata më personale me Audiencëntuaj, kjo do të rrisi probabilitetin që Klienti të kthehet dhe të blejë sërish apo të kërkoj një shërbim sërish (Besnikëria e Klientit).

3.Ju ndihmon të zbuloni informacion të brendshëm

Një biznes i suksesshëm i kushton rëndësi informacionit të brendshëm i cili na jepet nga Rrjetet Scoiale mbi performanën e Biznesit në terma të klikimeve, pëlqyeshmërisë, rrezen e klientëve, përshtypjet. Përdorimi i këtyre informacioneve do tju japi një avantazh për të kuptuar sesi Klientët tuaj reagojnë nga postimet tuaja, nëse i’u pëlqejnë, nuk e pëlqejnë, janë të impresionuar etj. Kjo do tju ndihmojë t’i njihni më mirë Klientët dhe ju mund të kuptoni kërkesat dhe dëshirat e tyre më mirë. Ky informacion ju ndihmon të kuptoni me çfarë lidhet niveli i Kënaqësisë Konsumatore.
Mbledhja e këtyre informacioneve, rrit mundësinë që Biznesi juaj të përmirësohet.

4.Mundësi për të gjetur Klientë të rinj

Marketingu në Rrjete Sociale është një prej mjeteve më efektive në gjetjen e Klientëve Potencial. Nëse këta të fundit po kërkojnë Shërbimet apo Produktet tuaja apo jo, një reklamë tërheqëse e cila shpreh atë që Klientët duan të dëgjojnë do të bëj që ata të klikojnë dhe të ridirektohen në profilin tuaj. Nëse ju keni një Prezencë të fortë Online dhe Klientët mendojnë se përmbatja e profilit tuaj është interesante, kjo do t’i bëj ata të interesuar edhe më tepër dhe të kërkojnë më tepër informacion në Website-in tuaj.

5.Targetoni dhe Ritargetoni Audiencën tuaj

Platformat e Rrjeteve Sociale ofrojnë sponsorizime ku ju mund të targetoni Audiencën tuaj në detaje, kjo ju jep mundësinë të krijoni Audiencën që i përshtatet më së miri reklamës tuaj. Duke nisur nga mosha, vendndodhja, interesat dhe mënyra sesi do të distributohet reklama, mund të krijoni një ide të mirë mbi mënyrën sesi Marketoni kontentin tuaj dhe cila Audiencë dëshironi që ta marri.

6.Promovoni Website-in tuaj ose Blogun

Ju mund të përdorni Promocionet e Rrjeteve Sociale për të tërhequr vëmendjen e Klientëve dhe më pas i drejtoni në Website-in tuaj apo Blogun. Kjo është një metodë efektive nëse ju jeni duke u përpjekur të promovoni një Produkt apo Shërbim të cilin e tregtoni në Website apo Postime në Blog-un tuaj. Klientët arrihen në Rrjete Sociale dhe kur ata klikojnë mbi Reklamën, ekpozohen drejt një informacioni të ri që ju keni zgjedhur për ta, kjo sjell një rritje të trafikut në faqen tuaj dhe rrit probabilitetin e konvertimit të Klientëve Potencial në Klientë.

7.Ju ndihmon në bashkëpunime me Biznese apo Individë të tjerë

Rrjetet Sociale janë vendi më i mirë ku Biznesi juaj mund të ekspozohen ndaj mundësive të reja për bashkëpunim, qoftë me biznese të tjera, apo individë. Sa më tepër profesionistë të njihni aq më tepër shance ka që Biznesi të prezantohem me mundësira të reja bashkëpunimi ka, njihet nga më shumë njerez dhe vendos autoritet (Brand Authority).

8.Mban Klientët e përditësuar

Klientët egzistues prodhojnë 80% të Fitimit, mbajtja e një relate afatgjate me ta nuk duket aspak ide e keqe. Kjo kërkon që ju të merrni një hap drejt krijimit të një mardhënieje me Klientët e cila do të rezultojë në blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga Biznesi juaj në vend të një Biznesi tjetër të ngjashëm (Besnikëria Konsumatore).

Nëse ju jeni të gatshëm t’i përditësoni ata me lajme dhe të reja mbi Biznesin tuaj, ata do të kuptojnë rëndësinë që ju keni për ta dhe anasjelltas, e cila sjell Kënaqësi Konsumatore.

9.Nidhmon në rankimin SEO

Reklamimi në Rrjete Sociale, ndihmon rankimin SEO ( Rankimi që Biznesi juaj ka kur dikush kërkon për të në Google). Përdorimi i hashtag-eve unikë, Link-et që ridirektojnë, Fjalëve Kyçe, Trafikut të ridirektuar, ndarja e postimeve do të ndihmojë procesin SEO dhe rrjedhimisht Biznesi juaj radhitet më lartë në motorrin e kërkimit të Google. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi kur një Klient Potencial kërkon në Google për Biznesin tuaj specifik apo për një Shërbim apo Produkt që ju e ofroni, Biznesi juaj do të jetë në atë listë dhe kjo rrit probabilitetin që Klienti Potencial të bëhet Klienti juaj.

10.Tregoni historinë tuaj

Përdornimi i Rrjeteve Sociale ju ndihmon të ndani Misionin, Vizionin dhe Vlerat, duke i ofruar Klientit një ide të plotë rreth Biznesit tuaj. Tregimi i një historie tërheqëse mund të ketë një impakt të madh mbi Publicitetin dhe Imazhin tuaj Publik e cila është shumë e rëndësishme për Klientët tuaj dhe Reputacionin e Biznesit. Një histori e mirë mund të inspirojë dhe është shumë e mundur që Klientët tuaj ta ndajnë me miqtë e tyre, e cila ndihmon në njohjen e Biznesit tuaj, por mbi të gjitha ju tregoni ngjyrat e vërteta të Biznesit tuaj.