Nouvique Tech Blog

A ka nevojë Biznesi im për Prezencë Online?!

Keni një biznes në 2020, por ende nuk keni një prezencë online për të?!

Ne jetojmë në një epokë dixhitale, një kohë në të cilën të gjithë, përfshi edhe ne kalojnë orët më të shumta të ditës tonë përpara një pajisje dixhitale, qoftë telefon, tablet, laptop, PC, Smart TV. Kjo e bën plotësisht esenciale nevojën e një prezence të fortë online për biznesin tuaj, një Website, një E-commerce ( Platformë për shitje online ), prezencë në rrjete sociale, apo edhe më mirë, një kombinim i të trejave. Klientët potencial kalojnë shumicën e ditës së tyre përballë një pajisjeje dixhitale, ata lundrojnë në internet dhe PRESIN të shohin bizneset online edhe tuajin. Nëse ata janë duke kërkuar për një servis apo produkt, që biznesi juaj mund të ofrojë, a mund të hamendësoni vendin e parë që ata do të kërkojnë? ONLINE.

Nëse biznesi juaj nuk e ka një prezencë online ju mund të jeni duke humbur një numër të madh klientësh dhe biznesi juaj nuk do të merrte ekspozimin që meriton.

Ne do tu ofrojmë disa arsye përse biznesi juaj KA NEVOJË për një prezencë online:

1. Klientët Potencial ju gjejnë më lehtë!

Këto ditë, nëse dikush ka nevojë për informacion lidhur me një kompani apo shërbim, interneti është vendi i parë që ata kërkojnë. Nëse ata po kërkojnë specifikisht për biznesin tuaj, apo shërbime apo produkte brenda fushës që biznesi juaj operon, të qënurit prezent, online, ju jep një avantazh kundrejt komeptitorëve tuaj, pasi ju do të jeni ata që arrini të parët tek klienti!  

Shembull konkret: Biznesi juaj merret me riparimin dhe shitjen e Kondicionervëve dhe pajisjeve të tjera të ftohjes. Një klient potencial ka një kondicioner i cili nuk punon siç duhet dhe ky klient është i pakënaqur, gjeja e parë që bën, merr telefonin në dorë, shkon në Google dhe kërkon për “Riparim Kondicioneri”. Faqja juaj e Webit është e listuar aty, klienti e hap, shfleton faqet dhe sheh se Biznesi juaj ka gjithçka asaj i nevojitet. Ja ku sapo fituat një klient të ri.

2. Ekspozim të Produkteve dhe Shërbimeve tuaja!

Ju keni një Biznes me një gamë të gjerë Produktesh dhe Shërbimesh? Ju nevojitet një mënyrë sa më e thjeshtë për t’i reklamuar ato? Qoftë portofoli i punimeve, vlerësime nga Klientët, video, galeri fotosh, në një kohë mjaft të shkurtër klientët tuaj mund të njihen dhe të mësojnë çdo gjë që biznesi juaj ofron. Pjesa më e rëndësishme është fakti se Website juaj është 24 orë online, nuk merr kurrë një sekond pushim!

3. Jeni më pranë klientëve tuaj!

Rrjete Sociale kanë si opsion primar krijimin e mardhënieve me klientët. Klientët egzistent prodhojnë 80% të fitimit të një Biznesi, kshuqë të ndërtosh mardhënie afatgjatë me ta, nuk tingëllon si një ide edhe aq e keqe.

Rrjetet Sociale, janë zëri që i nevojitet biznesit tuaj, e bën kompaninë më “Humane” dhe ju vendos më afër kërkesave të klientëve tuaj. Klientët dhe Klientët Potencial, mund të bashkëveprojnë me Biznesin tuaj në një nivel më personal, mund t’i njihni, të mësoni më tepër për nevojat dhe kërkesat e tyre dhe mbi të gjitha të kuptoni si ata duan të bëjnë biznes me ju. Është mënyra më e thjeshtë dhe eficiente për të qenë më afër klientëve tuaj.

Është një rrjet mundësish dhe nëse ju nuk jeni aktiv atje, po humbisni një mundësi të artë!

4. Jepini Biznesit tuaj Marketingun që Meriton!

Ju mund të keni një Biznesin i cili ka vite që operon, apo sapo keni nisur aktivitetin tuaj, Biznesi juaj ka nevojë për marketing, është e vetmja mënyrë që do të arrini klientët tuaj dhe të vazhdoni aktivitetin. Pyetja kryesore është: “Si mund ta Marketoj Biznesin tim më Lehtë?!”

Ne e kemi përgjigjen për këtë, Website dhe Rrjetet sociale janë zgjidhja më kosto-eficiente që mund të keni, këto të fundit ndihmojnë Biznesin duke ekspozuar një grumbull informacioni drejt Klientëve dhe Klientëve Potencial, të ndihmojnë të ndërtosh mardhënie afatgjatë me klientët tuaj.

Sot e kësaj dite, Klientët kanë treguar se nuk kanë një përshtypje të mirë për Bizneset të cilat nuk arrijnë t’i gjejnë online. Ju mund të kapërceni barrierat e distancës, Biznesi juaj aksesohet nga çdo vend i botës. Të qenurit aktiv në Rrjete Sociale e bën më të lehtë për Klientët tuaj të shpërndajnë fjalën dhe lajmin tek miqtë e tyre.

Marketingu Dixhital i ofron Biznesin tuaj një potencial të pakufizuar!